Baza e këtij libri mbështetet në një pjesë bisedash në një kuadër shumë të ngushtë të fundit të viteve gjashtëdhjetë. Kurse bisedat e tipit të konferencës para një auditori më të gjerë i takojnë periudhës pas viteve shtatëdhjetë. Ato ditë, dokumentet dhe literatura përkatëse e kësaj teme ishin papërfillshmërisht të pakta; duke iu shtuar kësaj, natyrisht, edhe pamjaftueshmëria ime, bëhet e qartë se ç'libër do të dilte në shesh. Personalisht, unë kam menduar se sot, në një periudhë kur janë shkruar e shkruhen shumë gjëra serioze mbi çështjet që përbëjnë tematikën e këtij libri, nuk do të ishte i nevojshëm botimi i thërrimeve të tilla mendimesh e konsideratash të thëna e të shkruara dikur nxitur nga kërkesat e ditës, pa marrë parasysh pamjaftueshmërinë e tyre. |