Kater Tezat Ku Mbeshtetet Darvinizmi
Darvini niset nga disa ngjasime mes gjallesave. Së bashku me të, edhe shkencëtarët që kanë ushtruar ndikim mbi të, i mbështesin tezat e tyre mbi këto katër pretendime kryesore:
1. Kushtet e mjedisit të jashtëm së bashku me faktorët ndikues të brendshëm ushtrojnë ndikim mbi gjallesat duke shkaktuar mbi to disa ndryshime relative.
2. Këto ndryshime u sjellin gjallesave dobi dhe zhvillim.
3. Këto ndryshime (të vogla) përcillen në brezat pasardhës me anë të trashëgimisë.
4. Në natyrë zhvillohet në mënyrë të pandërprerë një përzgjedhje natyrore. Gjallesat luftojnë me njëra-tjetrën për të siguruar ushqimin dhe ekzistencën. Jeta e gjallë është pikërisht kjo luftë që zhvillohet mes gjallesave për ekzistencë. Gjatë kësaj lufte, individët e fortë dalin fitues dhe vazhdojnë ekzistencën, kurse individët e dobët janë të dënuar të munden dhe asgjësohen. Përzgjedhjen (seleksionimin) natyrore si rrjedhojë e luftës për ekzistencë, e ndihmojnë edhe fatkeqësitë natyrore që nuk munden të përballohen nga individët e dobët. Kështu, gjatë këtyre dy formave të përzgjedhjes, jo vetëm zhduken individët e dobët, por edhe individët e fortë që kanë arritur ta përballojnë luftën apo fatkeqësitë natyrore, dalin edhe më të fortë, me cilësi më të larta, për rrjedhojë, mbi tokë shfaqen lloje (varietete ose specie) të reja me cilësi më të larta. Kjo ide mbështetet mbi pikëpamjen ekonomike të Maltusit që u përmend pak më lart.
Dhe, tani, le të përpiqemi t'i shqyrtojmë me detale këta katër elementë që përbëjnë bazën e darvinizmit.
- Publikuar më .