Kaderi është përkatësia ndaj Allahut (xh.xh.) e çdo gjëje në planin informativ dhe me qenien e vet me karakter informativ para se të ndodhë. Gjëja që ka hyrë në kushtet e ekzekutimit (kryerjes, aksidentimit) dhe që përpiqet të zërë vendin e vet mes vargut të akcidencave, shkruhet e shënohet me anë të engjëjve të respektuar në formë kopjesh faksimilesh) të Librit të Kujtesës (Levhi Mahfudh) në Librin e Kujtesës dhe në provë përsëri me kusht që të jetë brenda dijes së Allahut (xh.xh.). Kaderi është bashkëshoqërimi i përpjekjes njerëzore me aktin krijues të Allahut (xh.xh.). Me fjalë të tjera, njeriu parashikon një akt, e dëshiron dhe i futet me vullnetin e vet dhe, ndërkaq, Allahu, po të dëshirojë, e krijon (e kryen) atë akt. Ja pra, kaderi është që Allahu (xh.xh.) që i njeh materien dhe dukuritë me dijen e Tij të pafillim e të pafund (eternale), t'i vlerësojë gjërat që kanë për të ndodhur, para se të ndodhin. |