Gjërat që sheh njeriu në këtë botë, janë në raportin pesë për milion. Po kaq edhe gjërat që dëgjon. Për shembull, ai nuk e dëgjon tingullin me frekuencë 40 Herc. Nuk dëgjon as tingujt me frekuencë që e kalon mijëshin. Kjo do të thotë se ai e ka të kufizuar mundësinë e përceptimit të tingujve që është përsëri një numërues tepër i vogël ndaj milionit. Shumë të ngushta janë edhe fushat e tij të mendimit dhe ndijimit. Atëherë, përpjekja e këtij njeriu që sheh, dëgjon, ndien dhe kupton në mënyrë kaq të kufizuar, për të gjykuar mbi Zotin duke e kufizuar Atë, duke i atribuar Atij relativitet sasior dhe cilësor me anë të pyetjeve të trajtës “Si është Zoti”, “Pse nuk e shohim Zotin”, etj., do të thotë të mos e njohësh veten. E ç'je ti dhe ç'di ti, o njeri, që të dish edhe Zotin! Zoti s'ka të bëjë me kufizime sasiore dhe cilësore si dhe është aq i madh e sublim sa që të mos mund të matet me kriteret e tua të mangëta! |