Kalimi nga kalimtarja në përjetësi dhe dy shfaqje

Kalimi nga kalimtarja në përjetësi dhe dy shfaqje

Pyetje: A mund të na i shpjegoni fjalët e Bediuzamanit të nderuar, kur thotë: “O egoja ime injorante! Ta dish se e gjithë bota dhe gjithçka që ekziston janë kalimtare. Mirëpo në çdo gjë që është kalimtare mund të gjesh dy rrugë që çojnë drejt së përjetshmes dhe dy shkrepëtima, dy të fshehta, të shfaqjes së bukurisë së të Fortdashurit që nuk Mbaron kurrë, që është jetë dhe që i do shpirtrat. Por vetëm se me një kusht, që të largohesh prej vargoit të kalimtares dhe ta kapërcesh veten...” (Fjalët, Shkalla e dytë e Fjalës së shtatëmbëdhjetë)?

Përgjigje: Ekzistenca e gjithçkaje që ekziston, vetitë e tyre dhe aftësitë në domethënien absolute dëshmojnë për ekzistencën dhe njëjësinë e Allahut (xh.sh) dhe kjo është shfaqja e parë. Po të njëjtat krijesa, me të qenët kalimtare dhe me fundet e tyre dëshmojnë për përjetësinë dhe vazhdimësinë e pandërprerë të të Allahut që është i Përjetshmi i Përhershëm dhe këtë mund ta quajmë si shfaqje të dytë.    

Bediuzamani i nderuar e ilustron këtë çështje në disa vende, me shembuj të ndryshëm. Për shembull, piklat në sipërfaqe të ujit të një lumi që reflektojnë diellin. Me largimin e tyre, diellin fillojnë ta reflektojnë të tjera pikla uji. Ja, pikërisht kjo gjendje tregon se ky reflektim nuk është tipar i atyre piklave, sepse ndoshta gjendet një diell i përjetshëm që këto pikla e marrin aftësinë prej tij dhe pastaj mund të zhbëhen. Ato që i pasojnë tregojnë po ashtu gjendjen dhe vetitë e të parave. Kështu që dielli, i cili reflektohet në fytyrën e tyre, ose Dielli i reflektuar dëshmojnë për pafillimësinë dhe përjetësinë. Kjo është njëra ndër shfaqjet.

Ndërsa tjetra, të qenët e tyre kalimtare tregon se ato do të zhbëhen dhe do të largohen gjithnjë, mirëpo zhdukja e tyre nuk e perëndojnë asnjëherë diellin. Sepse ai është një diell që nuk perëndon me këto largime. Dhe kjo është domethënia që duhet nxjerrë së këndejmi, si në një lexim sipërfaqësor, ashtu edhe në një më të thellë, që futet më në thellësi të çështjes.                      

Këtu bëhet fjalë për dy gjëra:            

E para, që ekzistenca dëshmon vetë Allahun (xhel’le xhelaluhhu), cilësitë dhe emrat e Tij; ndërsa e dyta që të qenët kalimtare dhe mbarimi dikur i ekzistencës, pra zhdukja e saj pasi ka ekzistuar njëherë dhe shfaqja  e të tjera krijesave të ngjashme po nga asgjëja, tregojnë për dikë që nuk është i destinuar që të jetë kalimtar apo të gjejë fund ndonjëherë. Ata që vijnë ikin një ditë ashtu siç erdhën dhe si ekzistenca e tyre, ashtu edhe zhdukja vjen përmes një urdhri të epërm. Dhe me ikjen e tyre marrin me vete gjithçka që është e tyrja.       

Edhe prej këtyre dy dritave mund të nxirren domethënie të tjera të ndryshme. Njëra nga këto drita është drita e jashtme me të cilën njeriu e sheh dhe e dëshmon gjithësinë, ndërsa tjetra, drita e brendshme përmes së cilës ai sheh brenda vetes. E para është dritë e jashtme, e dukshme, ndërsa tjetra, e brendshme dhe e padukshme.    

Meqë këto janë rreze të vetë Allahut (xh.sh.), të cilësive dhe të emrave të Tij, edhe zhdukja e perëndimi i tyre një ditë nuk duhet ta trishtojë njeriun. Sepse ato kanë një burim të tyrin, të përjetshëm dhe ata që kanë për të ikur do të ikin një ditë. Në të tilla raste, njeriu duhet të thote: “Unë nuk i dua ata që zbehen e perëndojnë.”


[1] Shih: En’am, 6:76.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.