Ylber

Qielli blu, toka e blertë, të tjera ngjyra,
Gjithçka është përvijuar krejt si nyë ylber;
Mes dritave e ngjyrave njeriu në mendim...

Ka hapur duart, kërkon diçka,
Me sytë lart, me ndjenjat përdhe...
Për të ftesa e qiejve: besim...

Nga toka, nga balta, një xhevair i vlereë,
Pasqyrë e pashoqe, Përtej na trego!
Kah kthjelltësia kthyer, e thellë dhe e larë...

Eja, shko dhe ti te rrënja ku ke lerë,
Bëhu një me shpirtin, me shpirtin valo!
Dhe duke rënkuar, dhe duke qarë...

Sa një grusht i vogël lehtë e lehtë,
Gjersa me diellin sy më sy të shkojë...
Rrënja në tokë, por sytë kah ndriçimi...

Në qiell filloi kjo luftë e fshehtë,
Gjer në Katastrofë kështu do vazhdojë;
Mos rri, vrapo! Në horizont shpëtimi!

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.