Pranverë Jeshilon në Ndjesi

Sytë errësirës në gjumë me t'u kaplluar,
Armata e Dritës së mëngjesit ndjesive ua behu;
Dha ato ditë të vjetra sërish duke kujtuar,
Imagjinata vrapoi, vrapoi dhe veten kapërceu.

Tufan drite shpërtheu, vendi u mbyt në dritë,
E vërteta veç u nda, gënjeshtra u mpak;
N'horizont pranvera flokartë i shfaqë bukuritë,
Ndër maja trëndafil, narciz, luleshqerrë e zambak…

E hirta e buzëve në të kuq faqesh u shndërrua
Dhe shpirtrat bilbili me tinguj i mbështolli;
Malli i gjokseve të djegur me mall, u shua,
Kjo parnverë-një pranverë që bleron në ndjesi.

Nga çerdhja e trëndafilit si odë nuseje,
Syve na u bë një makiazh magjik;
Ndjentat morën vrull me hove frymëmarrjeje,
Nga fryma e kësaj klime kristali krizolit.

Poçet e begative në buzët e djegura me dëshirë,
Nëpër rrugët e arta ku përsillet Xhebraili…
Të ardhurit në Parajsë e ca më tej me të mbërrirë,
Supriza panë nga i Padukshmi nji pas nji.

Nga krahët e fluturave kanë marrë ngjyra pemët,
Lulet e tyre me parfumin e Parajsave, erëmirë,
Me Amshimin madhëruar të magjishme majat,
Dhe filli i çdo gjëje me Amshimin është shkrirë…

Këtu materja bie e ngrihet me naze të tjera,
Këtu pranvera shëtit e blerimin përshëndet,
Këtu lumenjtë thonë Ai e fryhen në pranvera,
Këtu me ngjyra parajsore tylëzon çdo vend.

Këtu çdo ditë ia thonë bilbilat, çelin trëndafilat,
Gonxhet sppërthejnë vezullime, prej tyre zemrat shpuar,
Ndër sy shpërthejnë valë-valë bukuri nga ngjyrat,
Këtu duket sikur Hizri sexhade të kish shtruar...

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.