Soditje

Rrufe përshndritëse andej, këtej një qiell që pikon,
Ndër sytë e luleve pika vese megjike ndrijnë.
Në kaltërsi ëndërore natyra noton,
Mes dritash dhe ngjyrash fluturat vej' vijnë.

Në çast më rrethuan zogj krahartë,
Sytë m'u përhumbën, veten në Parajsë kujtova.
Nga poshtë blerimit te Ylberi lart,
Me shpirtrat e dashuruar vrapova, Atë e kuptova.

Pashë kreaturën: mes haresë në të gëzuar,
Shumica nga ky lëmsh ende s'dinë gjë, o Zot!
Mikun pranë duke patur, në vetmi janë lëshuar;
Shtrëngomë, o Mik! Mbamë, se pa Ty s'bëj dot!

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.