I Thjeshtë
Kush është kompetent, i thjeshtë;
S'ka vlerë, egoist dhe mendjemadh në është.
Kush veten qorton, limanin e vet hap,
Ç'ka brenda, e nxjerr jashtë, krenar në është.
Diçka e përkohshme nefsi, ja u plak e mori fund,
Dora, lëkura –të ndyra, me tjetërkënd i dashuruar n'është.
Kokën vë përpara e shëtit, as vë re, as kupton,
Endrra me perla thur, mik me djajtë në është.
Ndjesitë-karrocë mbretërore, mbret në të kënaqësia,
Hyn në parajsë, në kërkim të dashurisë në është.
I Drejti i do robërit për në parajsë nxitojnë,
Kush s'njesh drejtësi, dikur pendohet, i pamëshirshëm n'është...
- Publikuar më .