Ky Vend
Pas gjurmëve të tiranisë...
Në këtë vend hani sarhosh, hanxhiu sarhosh,
Të korrat djegur e shkuar dhe dëmet s'njihen.
Ujrat të turbullta rjedhin, të pista e të ndyra,
Burimet myshk kanë zënë, burimet s'pihen.
Ndër njerëz shenjë ndjeshmërie më nuk mbet,
Shumë prej tyre të vdekur të pavarrosur, në kërkofsh;
Në revoltë të uritur, të ngopur në naivitet...
Në janë njerëz, a dordolecë në janë, nuk kuptohen.
Nga a kaluara e bardhë nam-nishan s'ka mbetur,
Urat janë shembur, rrugët s'kalohen.
Ç'na ka zënë n –një ëndërr e hidhur,
Ç'është e zezë e ç'është e bardhë, nuk dallohen.
Historia si një far që shuhet e ndizet në liman,
Aty-këtu ca gërmadha dhe ca qëmere shtrihen...
Të gjitha vlerat një mbi një përmbysur janë,
S'dihet, dhe një herë këmbë ngrihen, ja nuk ngrihen.
- Publikuar më .