Ku Janë Ata të Përbetuarit
Duke thënë s'm'u dit vlera, mos u zemëro!
Pa u kuptuar fluturuan e ikën të mëdhenjtë.
Zemëruar nga beteja, gjithsesi mos u largo!
Vendosmëri presin për t'u mbartur vështirësitë.
I vendosur ec, ata që kuptojnë, do ta kuptojnë!
Ec që majat të përkulen, në ruku të shkojnë;
Vendet nga kalove, të ringjallen, të blerojnë,
Rrugën tënde presin, dhe dherat, dhe giejtë.
Mendim detyre të lartë, dëshirë pozite,
Ndjenjë përfitimi në pusi që priste,
Më parë asgjë nga këto gjëra s'kishte,
Sinqeritet kundërmonin që të gjitha punët.
Po të kishe parë një zjarr, do ta shuaje,
Dhe, po të duhej, në zjarr do të hyje,
Në ksihe dhënë fjalën, shpirtin do jepje,
Ku janë ata të përbetuarit dhe ato dëshirat!
- Publikuar më .