Rruga e Tij dhe Rruga Jonë
Nëpër rruge acejakë,
Shpresë shumë e frikë pak;
Pa u ndalur po vrapojmë,
Njeri-tjetrin s'e lëshojmë;
Nëpër ëndrra prej fagfuri;
Me dëshira prej biluri...
Me besim drejt fundit shkojmë;
Gjer në varr të na mbulojnë;
Të mos kthehemi-i dhamë vendim,
Gjer në vdekjë nuk ka kthim!
Këtë botë duke mohuar,
Tjetrën botë duke harruar,
Nginjur me ç'na dha Ai,
Shpirti nginjur me Drejtësi;
Hapur gjokset me hare,
Fatmiroshët jemi ne...
Trup-rëndët hiqen zvarrë;
Bjer e ngrihu rrugën marrë;
Si kërcunj pa koka janë,
As mendim, as ndjenja kanë;
Asnjë engjëll, me djaj plot,
Frymëzimet pa një bosht;
Dhe mendimi humbet vlerë,
Hiqet zvarrë në zbrazëtirë;
Nëpër gjokse s'ka besim,
Dituria është dyshim,
Ngulur mendjes është mbërthyer,
Me kuptimet është gënjyer...
Tym e pluhur nga përbrenda,
Oqean ia thotë mendja;
Pas një pike është harruar,
Eshtë lodhur pa vrapuar...
Halli yt është të mbrohesh,
Udhës s'Zotit t'i drejtohesh;
Përkule shpirtin e dëgjo,
Tokë e qiell ti je me to;
Bashkë me ty në krenari,
Dhe Profeti-Lajmëtari...
Shih këtë rrugë që drita ka,
Bashkë me dritat krah për krah,
Bashkë me njeri-tjetrin rrimë,
Rrugët shkojnë në origjinë...
Pluhur në u bëftë një çikë,
Nëpër udhë robër besnikë;
Frikë në paçin ndonjëherë;
Bien-ngrihen përsëri,
Sytë kthehen nga Ai;
E n'u bëftë çrregullim,
Një pishtar vjen me nxitim,
Tejpërtej errësirën shpon,
Si një këngë që qetëson...
- Publikuar më .