Ëndrra të Ëmbla
Ruzëmbrëmje na ishte dikur në lulishte;
Me mall po ndaheshin trëndafilat nga jeta,
Të fyer ndiheshin lulet dhe bari nga bota,
Mbrëmja perde-perde në të bmyllur ishte...
Dhe një erë e ftohtë frynte ndër lulishte.
Ankthi kish përfshirë që të gjitha lulet,
Tyli i trishtimit binte poshtë si vesa;
Vera ishte fshehur, për dimër kish ftesa;
Një perri këndonte e miklonte me pekulet,
Një për një mashtruar kishte qe të gjitha lulet...
Hidhur, hidhur nga çdo anë uturonte era;
Dhe mërzitje vheshte shtrirë ndër tulipanë,
Në ato lulishte pa fund e pa anë;
Më s'shihjë në lulishte pelate të vlera,
Frynte ankth e frikë në të fryrë era...
Mjellmat e uritura çukisnin përmbi ujrat;
Mbi ujvara mjegulla dhe mjegullat s'pushonin,
Në brigje zogj zëartë më s'fluturonin,
Vajtime zemërçjerrëse rënkonin mbi vorbullat,
Një jehonë rrëqethëse lartohej përmbi ujrat...
Mbrëmje kokëboshe e zgjatu e zgjatu orë...
Atë radhë fuqia e erës ish bërë si e marrë;
Kënaqësia e lakuriqëve s'kishte të sharë...
Ndarjes dhe vetmisë i bëja ballë me zor;
Dobësisë sonë i ishin hapur qiejt ato orë...
Porsi fllad mëngjesi po frynte një e çarë;
Aromë ringjalljeje vinte që Përtej,
Andej nga dikur shëtisnin ca diej;
Ndërkaq errësira të çara kish marrë,
Në dyert e qiejve një e shenjtë e çarë...
Nga e çara ndër shpirtra na lindën ëndrra
Prej t'ardhmes së lumtur me mesazhe plot;
Ato që nga fati pritëm gjer më sot,
Në rrugë ishin... merrnin formë si zhgjëndrra,
N'epokën e ndarjes-më të ëmblat ëndrra...
- Publikuar më .