Zoti im
Zoti im, Zoti im!
Përveç Teje tjetër s'ka, Zoti im!
Në miqësinë tënde gjeta çiltërsinë,
Besnik si Ti nuk ka, Zoti im!
Shërbëtorët e tu në portë i ke,
Ti je qëllimi për të gjithë ne;
As po e heq drojtjen nga mesi,
Bukurinë të të shohim, Zoti im!
Maddhështia jote fund nuk ka,
Froni yt do gjë e ka përfshirë;
Të ka parë, sy kush ka,
Veç i verbri s'te ka parë, Zoti im!
Kush tha di, me veten u mashtrua,
Kush nuk diti, në britme u përvëlua;
Thesar fshehtë më je në zemër,
Kush të do, të ka Zot, Zoti im!
Emri yt për shpirtrat-dritë,
Ndër kuvende-kënaqësitë;
Ndales' e fundit për dituritë,
Shërim për të mjerët, Zoti im!
Shumë mëkatar, pak i penduar,
Ndoshta ora m'është afruar;
E në se Ti s'më bën favor,
Fajet kush ka për t'm'i mbuluar, Zoti im!
- Publikuar më .