Botë Trupargjendtë
Kur pashë atë botë trupargjendtë
Të vërtetën portë më portë duke kërkuar,
Dhe përtej saj kuptimin e njëmendtë
Gjeta me të tjerë një ditë në të aguar...
Së fundi, ndër sy natyra m'u përsjell,
Si një libër qe me ngjyra-bukuri;
Kjo tokë e njohur, ai sypulitës qiell,
Nga Njëshi m'u përball me një vizion të ri.
Si një narciz me pamje të përhumbur,
Shpirtin ma mbështolli me magji si lak;
Shpërthime vezullimesh-një pamjë e bukur,
Dola nga vetvetja, shpirti m'u mpak...
Dhe nga çdo notë një thirrje ngjitej lart
E ndër veshë jehonte si këngë qiellore;
Me një vizion magjik në pentagram,
Për shpirtrat nina-nana ujvara gjëmuese
e begative parajsore...
Të dashuruar bien, ngrihen të dashuruar
Në këtë klimë, të zgjuarit në këtë jetë;
Dhe ndër sy u udrit një dritë e pashuar;
Ata që u dogjën prej mallit të vërtetë.
Meloditë përkundin andej e këtej
Endrrat prej smeraldi prej zërit të artë;
Me gaz e hare vrapojnë e ndjejnë
Frymëzimet Hyjnore nga Fryma a Lartë...
Qe tash vetveten në Parajsë e kanë parë
Kënaqësitë të thella si Amshimi, t'i shikosh;
Me mijra vite e mijra qindvjeçarë
Fati i këtyre skllevërve fatmiroshë!
Të pastruar prej të metash n'ato vende,
Tëpkë si akorde përsosmërie vlerat;
Melodi dëgjojnë pa pra, perde-perde,
Të pangopur në kënaqësi nga pranverat...
- Publikuar më .