Bota

Askush në këtë botë për fare s'qëndron,
Të gjithë ne këtu hymë për të dalë;
Këtë të vërtetë veç qorri s'e shikon,
Të mirën prej së keqes erdhëm për të ndarë.

Me allishverishe porsi në pazar,
Për botën tjetër ca punë kemi marrë;
Dhe me ca pritje dhe ca shqetësime,
Këtë urë të vështirë matanë për ta nxjerrë.

S'erdhëm ne këtu, jo, për t'u ankuar,
Errësirës erdhëm për t'iu kapërthyer,
Ndaj botët erdhëm për t'i dashuruar,
Lëngun e jetës erdhëm për të pirë.

Mbyllur nëpër shpella porsi ca shenjtorë,
Bashkë me të Lumturin rrugën kemi marrë...
Si të porsavdekur, të pashtënë në varr;
Vojtjen e pafund erdhëm për të ndjerë.

Në kurthin e kësaj bote ata që ranë,
U vranë pas shkëmbinjve, pas luleve u vranë...
Te stacioni i fundit kanë për ta parë.
Bahçen e kësaj bote erdhëm për të mbjellë.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.