Afër të Afrohet Gjer
Hapur derë për shpirtin vetë
Në shtëpinë atje të fshehtë;
Rrugës s'provës fund i vjen,
Më e gjata e rrugëve...
Në çdo anë kaltërsitë,
Në çdo qoshe kënaqësitë,
Një mbi një drejt qiellit shkojnë,
Në rrugë dritat mjegullojnë.
Dhe diku lozin rrufetë,
Vrapon shpejt er' e rreptë...
Një shi dritash pas i shkon
Prej Krijuesit që ndriçon.
Qiejt i errsojnë retë,
Zigzag bëhet udh' e drejtë.
Për të zgjedhur nuk zgjedh dot
As gëzim, as qeder-lot;
Në mes gzimit plot qeder,
Afër të afrohet gjer.
Trupi sytë i mban përdhe;
Ndërsa shpirti lart në re...
Ditë e Madhe kohë ka, (1)
Në të lindur ca nga ca...
[1] Dita e Gjyqit të Fundit
- Publikuar më .