Lidhjet Shpirtërore

Ca më tej po kundërmon një pranverë njomështore
Dhe çdo shpirt me aromë si me tyl e ka qarkuar;
Perëndim nuk njeh dielli n'ato maja shekullore
Dhe një tjetër agim ndoshta është në zbardhuar!

Me vorbuj rrëqethës në zemrat që preken lehtë,
Thellësi që s'mbushet dot-mbrëmjet e vrimëzuara;
Në shpirtra ndjesitë e hapura ndaj dritës fletë-fletë,
Porsi dritë në të ndriçuar dhe parajsat e rrokëzuara...

Çdo mbrëmje në besimin e tyre u përvijohen dëshirat
Dhe në ëndrra si qëllimet më të ëmbla marrin formë;
Në këtë iluzion shpirti bie, ngrihet, përpiqet,
Veç për Pafundësinë rënkon, veç atje gjuha i shkon.

E në errtë horizonti, drit' e saj nuk shudet, jo...
Në një botë plot ngjyra merr vrull, para nxiton...
Drejt përsosmërive velat hap, pas nuk kthehet, jo;
Me flatra drite bëhet dhe me engjejt vrapon...

Këtu qiell e dhe në një botë të përjetshme kthehen;
Dhe qenia duket e përhumbur me këtë ndiesi;
Era fryn me të qeshura dhe ngjyrat trëndafilohen,
Dhe me këtë ndjenjë njeriu shkel në Pafundësi...

Në fund as mbrëmjë vetmie, as vjeshtë që loton...
Me lidhjet shpirtërore-gjithkahja kaltërore;
Një melodi pafundësie në çdo zë tingëllon,
Dhe çdo gjë mortore në këtë klimë bëhet qiellore...

Dhe për njeriun dashuria është nevojë, është dhe bashkimi,
Një jetë të tërë lodhet e mbetet veç me këto ndiesi...
Të kristalizuara në shpirt pika-pika nga kuptimi;
Botën e Përtejme dëgjon e, sipas meje, ky është dhe synimi.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.