Klima e Atllastë e Besimit
Brenda mosbesimit një natë plot çudira,
U mbyllen fytyrave portat fletë-fletë.
Terr i plotë dhe shpirtrat përfshirë nga errësira,
Vrimat e zeza ca më tej rrugët kanë prerë...
Në vendin ku drita u fundos në lerë...
Përfytyrimi brenda territ si dollap vërtitet,
As e erdhmja njihet, as të djeshmen s'e kujton...
Pesimizmi një pus i thellë që fundi s'i dihet,
Nje erë e thatë shkretëtire n'atë klimë sundon...
Qenia-një kaos dhe rroba e trupit të qorton...
Shpirtrat besimtarë si qiell përshndrisin
Dhe çastet dhe orët misteriozistht thellojnë...
Bukuritë në faqe të tokës një pas një radhisin;
Drejt parajsave një mbi një udhët para shkojnë.
Heronj bukuroshë nëpër udhë vrapojnë...
Nën re puplore një pranverë që s'mbaron.
E përkund veten shpirti në një gjumë pa zgjim;
Ndiesitë si shigjetë që shenjën kërkon;
Para në horizont një dritë në vezullim...
Dhe para një det pa breg e pa mbarim...
Drejt Amshimit hapin velat në këtë përfytyrim,
Mijra ndjenja ngazëllimi dhe blerim aspiratash...
Pastaj bashkimit ia arrijnë në këtë ëndërrim.
Me kënaqësira pafundësie të derdhura zemrash...
Të shpirtit një duzinë fitoresh...
- Publikuar më .