Dritës Ndjenjë i Dhanë
Poetit Mehlika Sultan ia kushtoj. (1)
Dritës ndjenjë i paskan dhënë këta jigitë,
Një natë velat hapën drejt Pafundësisë;
Dritës ndjenjë i paskan dhënë këta jigitë,
Duke shkuar, në çdo skaj shpërndanë bukuritë.
Jehonë e pashuar e tyre bukuri,
Që ditën që shpirtrat dihanë;
Çdo natë në ëndrrat e tyre një perri,
Për ta gjithandej këngës ia thonë...
Me flatra dashurie pasionante për ditë,
Së brendshmi plot shpresë vrapuan;
Një enigmë e vështirë në jetë...
Një nga një duke u zgjidhur, u lumturuan.
Një udhëtim i gjatë që fundi s'i dihet;
Ata ec e ec e udhët krenohen;
Roje të përhershëm në derë të Sovranit,
Kush s'mbrriti, pa fat, peotët mjerohen...
Dashnorë vetmohues të kauzës sonë,
Caqet e kësaj bote do t'i kalojnë;
Simbol bukurie do t'u bëhen emrat,
Në melodinë e shpirtit të popullit do të hyjnë.
Secili në një zemër do të rrojë paprerë,
Ne ngjyra Pafundësie ndër fytyra;
Kujtimet e tyre s'do të zbehen asnjëherë,
Si e trëndafilëve atje Përtej ngjyra...
Dritës ndjenjë i paskan dhënë këta jigitë!
Të ringjallen duan e të vdesin përsëri;
Nga lumturia të dehur botën duke soditë,
Në duar begatitë plot farfuri.
[1] Pseudonim i poetit Jahja Kemal
- Publikuar më .