Kalorës të Famshëm
Plot ngazëllim në rrugë dole, me shpresë e aspiratë,
Kapërceve pengesat si kalë arabie, nji edhe nga nji...
Nga vrulli dukesh se do t'ia arrish rrugës së gjatë;
Ngrehu kas, o i famshëm kalorës, se koha punon për ty!
Drejt një kauze të lumtur ç'gjëra kapërceve!
Së largu ngjyra-ngjyra të shkrihen n'përfytyrime flurore;
Afrohesh drejt horizontit ku tunden duart e ca shpirtrave,
Drejt atyre zemrave të përflakura me dëshira engjëllore...
Në çdo vatër e konak nga një pishtar ke vënë,
Tani me Dashnorin vrapon, si një përmallim je...
Prej kohësh errësira në gulçime ka rënë,
Me çudi shohin qiejt këtë përrallë të re...
Me vite e vite një ëndërr të ëmbël dëgjuam e pamë:
Ulur në poltronë të artë heronj të lumturuar...
Të nesërmen një dritë të re, të djeshmen një det drite lamë,
Me shkëlqim, gëzim e bujë, një betejë të fituar!
Me pasione amshimi përpare vrapojnë,
Që tej në buzë kënga e pavdekësisë...
Që aty ku janë, parajsën e shikojnë,
U hapen një nga një perdet sekrete të gjithësisë.
Dhe duke ecur u lartësohen dallgët nga pas;
E kaluara, e ardmja në prehrin e dashurisë-përqafim...
Tash pasqyrat tjetër gjë parathonë:
Dhe sot në mos ngjaftë, një ditë e kaluara do të ringjallet
pa dyshim!!
- Publikuar më .