Rruga e Bardhë
Një natë në ëndrrat e mia pashë të ardmen plot shkëlqim,
Një shi i heshtur dritash rigonte pa pushim...
Punët venin mbarë si tiktaku i gëzuar i një ore,
Një nga një ishin fshirë ngatërresat shekullore...
Dhe çdokush me mirësi i fliste tjetrit, me zemrën në dorë
Nga musllukët e mermertë rridhte uji prajsor.
Dhe ja, duke kaluar engjejt me fytyrat plot mirësi,
Ikën duke na i ringjallur shpresat nji edhe nga nji.
Një botë të rè krijonin pa pra, pa të dytë...
Çdo anë i përngjante qiellit, të lbyrte sytë.
Shkarkim rrufeje djelmoshat jigitë, u befasova,
Ah, ndoshta për sihariq ish koha, e kuptova.
Me fytyrat ngjyra befasuese djem e vajza pashë,
E kuptova plotësisht: ata engjëjt janë, me vete thashë.
Pa bezdi, pa u ngopur, u vërtita nga çdo anë,
Atyre që pinin dritë nga një çezmë e madhe, u erdha pranë.
Me falenderime shëtitësit krah për krah duke ardhë,
Pastaj rrotull e rrotull u derdhën në Rrugën e Bardhë...
- Publikuar më .