Tregimi për Profetin dhe kohën e tij

Edhe për Profetin (s.a.s.) duhet folur e treguar me të njëj­tën vëmendje e kujdes. Unë personalisht, faktin që disa nje­rëz nuk e duan Profetin, e lidh me faktin që në fëmijëri atyre nuk u është folur për të. Njerëzit që e patën parë dhe njohur nga afër atë, e patën dashur, ia patën dhënë zemrën atij. Eshtë e pa­mundur të tregosh për një njeri tjetër në historinë e njerëzimit që të ketë pasur aq shumë ndjekës e të jetë res­pektuar e nderu­ar aq shumë! Por nuk është e drejtë të prisni që fëmija juaj ta dojë atë pa i folur ju për të. Ishte një kohë e lumtur kur një grup njerëzish patën fatin e lumtur ta shihnin dhe njihnin Profetin me sytë e vet. Një grup tjetër pati nde­rin të shihej e të takohej me ata që e patën parë atë dhe të përpiqej ta shihte atë me sytë e tyre. Kjo konsideratë mund të lidhet me thënien e Profetit: "Ko­ha më e mbarë është ko­ha ime dhe pastaj koha e atyre që do të vijnë fill pas me­je!"[1]

Edhe ai Personalitet i cili, në periudhën e beduinëve, në ato kohë të errëta kur njerëzit i groposnin të gjallë fëmijët e vet pa ndjerë ndonjë shqetësim, kur pinin pothuajse të gji­thë, kur në një farë mase sundonte morali i kolektivitetit, e reformoi me një hop jetën shoqërore, edhe akti i tij, edhe bashkësia e tij janë të pashoq, të papërsëritshëm. Fakti që ai u fut pothuaj në qelizat trunore të njerëzve të kohës së vet, që ngriti fron në zemrat e tyre, që i kuroi një nga një sëmun­djet materiale-shpirtërore të tyre duke i bërë njerëz të për­sosur, është një transformim i tillë i mrekullueshëm që është e pamundur t'ia tregosh shokun në histori![2]

Në kohën e tyre, edhe në Romë, edhe në Greqinë e La­shtë janë bërë transformime, por pa shumë premtime në lidhje me vlerat njerëzore. Madje transformimet në ato ven­de e ata popuj kanë sjellë kriza dhe kthim pas, kurse disa herë asgjë tjetër veç gjakut e lotëve!

Transformim quhet ai që sjell ndryshime thelbësore në tërë jetën dhe individualitetin e individit dhe shoqërisë duke pro­dhuar cilësi të reja dhe duke e ngjitur njeriun në nivele të larta të vlerës së tij si njeri. Ja, këtë ka bërë në kuadrin pro­fetik pro­feti Muhammed (s.a.s.) me atë botëkuptimin e tij shoqëror! Nuk e di se sa e njohim ne transformimin e kryer prej tij dhe sa gjëra prej tij u tregojmë fëmijëve tanë, kurse Profeti është për ne mo­deli më i përkryer në çdo drejtim!

Në lidhje me asgjësimin e veseve të këqia me një hop, ndje­shmëria e treguar ndaj ndalimit të pijeve alkoolike për­bën një shembull me rëndësi. Mendoni një shoqëri të alko­olizuar që i merren mendtë kur s'pi alkool. Atyre njerëzve u thuhet: "Pija është e ndaluar!" Dhe ata që e kanë sjellë gotën e pijes gjer në buzë, pa u lëkundur aspak, e largojnë nga buzët dhe e hedhin përtokë!

S'e di se si do ta shpjegonin këtë edukatorët tanë!

a) Tregimi për mrekullitë e Profetit

Në hadithet e tij, Profeti (s.a.s.) na radhit një e nga një, së bashku me shkaqet dhe përfundimet e tyre, ngjarjet nga fusha­tat mongole në pushtimin e Sirisë,[3] nga rritja e vlerave të lumit Eufrat[4] në naftën e Talikanit,[5] nga një sërë intrigash të kohës së fundit në përgjithësimin e imoralitetit[6] dhe aq shumë ngja­rje e fakte të tjera, saqë është e pamundur t'i shohësh të vër­teto­hen të gjitha këto dhe të mos i besosh atij!

Tani, po t'ia tregojmë këto me radhë fëmijës, ai do të ndjejë nderim para madhështisë së Profetit, kështu që, ata që do të du­an t'ia shlyejnë atë fëmijës nga mendja, nuk do t'ia arrijnë dot qëllimit. Ta dimë për vete dhe t'ua bëjmë të ditur edhe të tje­rëve se Profeti (s.a.s.) që s'kishte marrë më­sim prej askujt veçse prej Allahut, njihte të shkuarën dhe të ardhmen,[7] është për ne një borxh besnikërie ndaj tij!

Ka gjëra të tilla të thëna prej tij mbi mjekësinë, që ka qe­në e pamundur të njiheshin në atë kohë me nivelin e asaj kohe të shkencave përkatëse. Kjo do të thotë se Allahu (xh.xh.) ia më­sonte çdo gjë atij dhe ai fliste për ato që ia kishte mësuar Alla­hu, sepse ai ishte i dërguari i Allahut!

Të ngrihesh për të shkruar diçka serioze mbi transfor­mi­met që kreu Profeti (s.a.s.) në jetën individuale dhe shoqë­rore të njeriut, s'i nxënë vëllime të tëra. Ne këtu prekëm në kalim e sipër ca çështje vetëm sa për të dhënë një ide.



[1] Muslim, Fedailu's-Sahabe, 210-212, 214-215; Ebu Davud, Sunne, 9.
[2] shih: Bediuzzaman, Fjalët, Fjala e 19.
[3] Buhari, Xhihad, 95, 96; Ebu Davud Melahim, 10; Ibni Maxhe, Fiten, 36; Musned, 5/40, 45.
[4] Buhari, Fiten, 24; Muslim, Fiten, 30; Ebu Davud, Melahim, 12, 13.
[5] Ali el-Muttaki, Kenzu'l-Ummal, 14/591.
[6] Tirmidhi, Fiten, 39.
[7] shih: Kadi Ijadh, Shifa, 1/354.
Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.