Të jesh i mëshirshëm

Si në shembullin e Hz. Ejjubit (shih Kur'ani, Enbija, 21/83), Kur'ani nënvizon domosdoshmërinë e mbështetjes së njerëzve te mëshira e Allahut përballë problemeve të ndryshme. Po, të mbështetesh në mëshirën dhe bamirësinë e Tij, do të thotë edhe të kërkosh ndihmë për veten, familjen, fëmijët që i ke lë­shuar në rrugë dhe të afërmit, edhe të pranosh dhe pohosh, du­ke shpallur dobësinë tënde, se Ai e zotëron çdo gjë. Veça­në­risht, mëshira është pretekst mëshire. Po të jesh i mëshir­shëm, edhe Allahu të mëshiron. Po të tregohesh i ndjeshëm ndaj pri­shjeve dhe dekompozimeve, edhe Ai i merr në mbroj­tje gjërat që prishen.

Profeti (s.a.s.) porosit kështu: "Kini mëshirë për ata që ndo­dhen në tokë në mënyrë që banorët e botës së lartë – ose Alla­hu – të kenë mëshirë për ju!" [1]

Vdekja dhe fatkeqësitë e vërteta nuk janë ato që vijnë nga një aksident trafiku, etj. Vdekja dhe fatkeqësia më e madhe ja­në humbja e botës ndjesore. Po, e keqja më e madhe është të mos e shohësh zjarrin që të ka rënë bre­nda në shtëpi, të mbe­tesh i pandjeshëm ndaj fëmijës që po të ikën dore!

Po qe se nëna dhe babai s'dinë gjë për zjarrin moralo-shpir­tëror brenda shtëpisë, nuk ka fatkeqësi më të madhe se kjo, mos­kokëçarje më të madhe se kjo, perversitet më të madh se ky! Edhe sikur njerëz të tillë të zënë të qajnë për hallin që u ka rënë mbi kokë, është me vend, me­gjithëse për të qarë duhet ndjenjë!



[1] Tirmidhi, Birr, 16; Ebu Davud, Edeb, 58.
Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.