Stolitë e jetës së kësaj bote

Duke u shprehur si më poshtë, Kur'ani, thekson se, në kup­tim të përgjithshëm, pasuria dhe fëmijët janë stoli dhe madhë­shti e jetës së kësaj bote dhe na kujton se s'duhen nënvlef­tësuar. Ndërkaq, këta janë aspekti material i kësaj bote, pra dhe që zbehet, prishet e që të shqetëson:

"Pasuria dhe fëmijët janë stolia e jetës së kësaj bote, kurse gjërat e pavdekshme, punët e mira, kanë më shumë vlerë te Zoti yt dhe janë të denja për ta lidhur shpresën pas tyre!" (Kur'ani, Kehf, 18/46)

Kjo do të thotë se pasuria e kësaj bote nuk është diçka me të cilën duhet krenuar. Në vetvete, as fëmija nuk është një gjë me të cilin duhet krenuar. Vetëm në jetën tjetër këta, duke u kthyer kah Allahu, arrijnë vlera mbi vlera dhe futen në radhën e gjë­rave të mira e mbetëse. Dhe, kur kthehen në gjëra të mira, ndërsa këtu janë sa një farë, në jetën tjetër bëhen pemë ma­dhështore me degët gjer në qiej që rëndojnë nga frutat!

Këto specifika që u përpoqëm t'i shtjellojmë, janë spe­cifika jet­­ë­dhënëse që, si principe të parashtruara për ne nga Kur'ani, përcaktojnë rrugën dhe mënyrën më të drej­të. Këto ndodhen vetëm në barnatoren e lartë të Kur'anit dhe brenda sistemit të thurur me duart mirësindjellëse e të begata të të Dërguarit të Madh (s.a.s.) dhe të përfaqësuar prej tij. Kurse kthimi i zbulesës hyjnore në vesh të thirrjes së lartë të Sunnetit dhe marrja jetë prej tij është krejtësisht një çështje përkatësie.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.