Niveli më i lartë i të qenit njeri

Indiferenca morale është fatkeqësia më e frikshme. Prandaj mendojmë se parimet morale të Kur'anit janë bu­rimi i shërimit më me rëndësi për njerëzit që përjetojnë sot një krizë morale. Kur'ani thotë: "Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur, pastaj e shtymë atë në nivelin më të ulët!" (Kur'ani, Tin, 95/4)

Ky ajet duhet kuptuar kështu: Ne në fillim e bëmë nje­riun të merituarin e krijimit të përsosur, pastaj e shtymë atë në nivelin më të ulët të krijesave, domethënë në atë gjendje që të luftojë vazhdimisht me vetveten, që, edhe nëse herë pas here rrëzohet, të ngrihet përsëri me anë të besimit e të punëve të mira për të fluturuar në nivelin më të lartë të të qenit njeri!

Ky ajet na jep neve krahë për t'u ngjitur në nivelin më të lar­të të të qenit njeri. Po, na jep krahë për t'u ngjitur lart ndërsa jemi rrëzuar, na ka pushtuar indiferenca, jemi rro­kullisur në nivelin e qenieve më të ulta, jemi të dobët e të paaftë!

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.