Marrëdhëniet fe-shtet në islam
Në botën islame, asnjë shkencëtar nuk është përbuzur. Në islam kurrë nuk është bërë fjalë mbi shtypjen e fesë mbi shtetin apo popullin. Në çdo kohë, forca ka qenë nën urdhrin e të drejtës, kurse drejtuesit, në shërbim të popullit. Para një fjale të thënë në emër të së drejtës, edhe sundimtarët, madje, mund të përgjunjeshin dhe tregonin se ishin të dëshiruar për ta pranuar të drejtën.
Kalifë rashidinë si Hz. Omeri dhe Hz. Aliu (r.a.) mund të dilnin para gjykatësit si palë e akuzuar nga një çifut! Në saje të faktit që forca shfaqej në anë të së drejtës, kurrë nuk pati ndodhur ndonjë përdhunim i të drejtës në atë masë që pati ndodhur në perëndim. Për rrjedhojë, askush nuk kishte ndonjë pakënaqësi apo zemërim ndaj fesë. Jeta e kërkuar nga të tjerët nëpër utopi, ekzistonte në këtë botë si një realitet.
- Publikuar më .