Burrëria dhe Bujaria si Veti të Larta Njerëzore

Trajtimi që ti pret prej njerëzve është trajtimi që presin njerëzit prej teje...

***

Të vraposh në ndihmë të të tjerëve është ftesa më shprehëse e ofruar bujarisë së Zotit!

***

Nuk duhet të mungosh ta gëzosh tët vëlla qoftë edhe me një buzëqeshje!

***

T'i duash njerëzit dhe t'i bësh ta ndiejnë se i do, është gjysma e mençurisë.

***

Vendi yt mes njerëzve është sa vendi i tyre tek ti!

***

Ata që vazhdimisht thërrasin e bërtasin përreth, në kundërshtim me dëshirën e vet, i humbin miqtë e i gëzojnë armiqtë!

***

Ai që fut hundët në çdo vend, kurrë nuk shpëton dot nga dyshimi i rënë mbi të!

***

Mos harro se gjërat që do të të lënë të kënaqur ty, do ta lënë të kënaqur edhe botën!

***

Njeriu i mençur është ai që di ta përdorë për llogari të vet edhe fuqinë e mjedisit të vet. Kurse të patrutë e të pasuksesshmit, jo vetëm që s'e përdorin, por duke sulmuar lart e poshtë, e kthejnë këtë fuqi kundër vetes!

***

Fqinjësi i tregohet fqinjit...

***

Provoje një herë me të mirë personin nga e keqja e të cilit ke frikë...

***

Fal kur duhet të ndëshkosh në mënyrë që falja të fitojë vlerë!..

***

Kurrë mos harro se ke edhe shumë vëllezër që s'janë ulur në prehrin e nënës tënde!..

***

Përjashtuar ata që binden pa kushte, tipat fanatikë thyejnë e copëtojnë çdo gjë që u ze dora...

***

Aftësinë për t'i lënë të gjithë të kënaqur nuk e ka çdo trim...

***

Rruga për të parë të mirë kalon nga vendi ku bëhet mirë...

***

Marazi e le njeriun pa sy, pa veshë e pa zemër...

***

Mirë a keq, ç'u kemi bërë të tjerëve, janë farërat e gjërave që kanë për të na dalë nesër para...

***

Në pasqyrën e shpirtit, pranë të mirave janë vendosur edhe të këqiat radhë-radhë...

***

Njeriu ideal digjet si qiri për t'u bërë dritë të tjerëve...

***

Edhe nëse gjuha e gjatë dhe dora e shkurtër i ka hije gjarpërit, njeriut jo, se bëhet gjarpër...

***

Vlera e faljes është në raport të drejtë me pushtetin dhe mundësinë për të ndëshkuar...

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.