Horizontet e Qetesise
Njerëzit kanë ëndërruar gjithmonë të arrijnë qetësinë mendore, që nga dita që njeriu i parë vuri këmbët në tokë. Njerëzit janë dëshiruar për paqen mendore, duke kërkuar dhe duke u përpjekur në një mijë mënyra për ta arritur atë. Nganjëherë njerëzit e kanë lidhur qetësinë me punën e vështirë dhe me fitimin e pasurive monetare, nganjëherë ata e synojnë atë për të jetuar me përmbajtjen e zemrave të tyre dhe në liri të pakufizuar, në kohë të tjera, qetësia mendore ka qenë vështruar si një pasuri për përparimin teknologjik dhe arritjen e komoditetit material ose ka qenë lidhur me ushqimin dhe kënaqësitë e dëshirave trupore. Njerëzit i kanë kufizuar jetët e tyre në arritjen dhe posedimin e këtyre synimeve. Në këtë rrugë të mjegulluar nga pluhuri, njerëzit kanë jetur herë pas here me shpresë, nganjëherë kanë provuar zhgënjim dhe janë përpëlitur në dëshpërim, por kurrë nuk kanë arritur dëshirimin e pritur. Kjo udhë është e pamundur, sepse qetësia mendore që ne po kërkojmë, është fryt i virtyteve brenda besimit dhe mund të arrihet vetëm përmes besimit të përsosur. Kjo ka qenë gjithashtu esenca e thirrjeve të profetëve.
Thelbi i kësaj thirrje për paqe dhe qetësi mendore mund të institucionalizohet kur individët kthehen drejt Zotit dhe e nënshtrojnë veten tek Ai me të gjithë qenien e tyre: është e pamundur për një person me besim që ka arritur të nënshtrohet në këtë shkallë të vazhdojë të jetë një skllav i dëshirave trupore, ose nuk është e mundur që një person i tillë të ketë frikë gjë tjetër veç Zotit. Sepse tani, këta njerëz, siç kanë gjetur të Vetmin për të cilin kanë qenë në kërkim, dhe siç kanë gjetur të Dashurin, drejt të cilit kanë drejtuar dashurinë e tyre, në të njëjtën mënyrë kanë gjetur paqen në vetvete, sepse ata kanë qenë në mbrojtjen e Plotfuqishmërisë së Përjetshme dhe gjithmonë do të ndjejnë druajtje dhe respekt. Ata janë në paqe, sepse e dinë që Hirësia dhe Plotfuqishmëria e Pafund kurrë nuk do t'i braktisë ata që kanë kthyer pamjen e tyre në drejtim të Tij, s'ka rëndësi se kush janë, dhe Ai kurrë nuk do t'i lërë ata në llumin e mjerimit.
Për këtë arsye, njerëzit me besim janë gjithmonë në paqe dhe gjithmonë ndjejnë siguri. Ata e dinë që do të arrijnë në destinacionin e dëshiruar nëse vazhdojnë të ecin duke lidhur gjithçka me Atë. Ata do të jenë të sigurtë përgjatë gjithë rrugës dhe do të përjetojnë në distancë "natën e dasmës," për të qenë plotësisht në afërsi. Ata do të ecin drejt qëllimit të ekzistencës të drejtuar nga Kur'ani, me shpresën që besimi premton në zemër, me puhitë e nënshtrimit përhapur përmes emocioneve dhe ndërgjegjes së tyre dhe me mbikëqyrjen e Mjeshtrit Hyjnor. Me të gjitha këto, ata mund t'i kapërcejnë të gjitha gropat e ferrit të lidhjeve trupore dhe orekset e pangopura të dëshirave dhe fantazive të tyre. Sigurisht, ata që hyjnë në atmosferën e Kur'anit dhe gjejnë strehë në drejtimin e Tij, gjithmonë ndjejnë një kënaqësi të thellë dhe një besim të patundur në zemrat e tyre, kur mbushen me siguri. Siç dëgjojnë ndërgjegjen e tyre, siç vështrojnë pas objekteve, siç parashikojnë të nesërmen e afërt dhe të ardhmen e largët, për shembull të ardhmen e shtrirë deri në përjetësi, siç marrin në konsideratë Berzahun (varrin ose vendin ku shpirtrat presin deri në Ditën e Gjykimit), Mahsherin (vendin ku të vdekurit dhe të gjallët takohen në Ditën e Gjykimit), Siratin (urën shumë të ngushtë që të çon në parajsë), ferrin dhe parajsën, po ashtu ata kanë një vetëdije të jashtëzakonshme për detyrimet e tyre dhe për ndjenjën e përgjegjësisë, dhe janë gjithashtu të mbushur me një ndjenjë të thellë shprese. Kjo ndjenjë shprese është në proporcion të drejtë me thellësinë e besimit në kraharorët e tyre. Ata vështrojnë pas objekteve përmes dritares së veçantë të dashamirësisë, dhënë për ta si zemërgjerësi e përshtatshme për besimin e tyre, kaq duhet që qepeni i ekzistencës materiale të jetë hequr plotësisht dhe ata do t'i gjejnë gjërat që shohin dhe përjetojnë prapa dritares, të ngjashme me gjërat që ndjejnë dhe përjetojnë këtu. Për shkak të natyrës kufizuese tokësore, ata do të ndeshen ballë për ballë prapa kësaj dritareje, në detaje të imta, me çfarë kanë ndjerë shkurtimisht në tokë, dhe do të buzëqeshin me fatin e lumtur të tyre.
Sigurisht që besimi është një çelës magjik për lumturinë në këtë botë dhe në botën e përtejme dhe premton një fund të drejtë për ata që kaluan jetët e tyre nën flamurin e tij. Besimi premton një periudhë të ndritshme në Berzah, duke dhënë lajme të gëzuara për një fisnik dhe ngrohtësi ringjalljeje, duke pëshpëritur një oktavë të Shkallës Hyjnore që është një kënaqësi për shpirtrat tanë, duke i bërë zemrat tona të ndjejnë afrimin e aventurës në urën e Siratit me thellësinë e shpresës dhe të maturisë. Parajsa hap dyert e saj me kënaqësi dhe mirëkuptim, me surpriza që tejkalojnë të gjitha parashikimet dhe na njeh ne me bekimet nga pema e parajsës, bekime që na bëjnë të harrojmë edhe momentet më të vështira dhe më të dhimbshme të kësaj jete!
Në fakt, kur njerëzit me besim kthehen drejt Zotit me të gjithë qenien e tyre, çdo gjë tjetër zhduket nga vështrimi. Të gjithë fuqitë dhe dëshirat e gënjeshtërta shfryhen si balona të shpuara. Të gjitha dritat materiale që kanë shkaktuar verbimin e syve të tyre me shkëlqimin fals, janë dobësuar përballë dritës hyjnore të Tij, që ndriçon në zemrat tona. Gjithçka që dëgjojmë përreth, kumbon: "Sot të gjithë pasuritë dhe pronat i përkasin Zotit, Fitimtarit Absolut." Një zemër që ka arritur në këtë nivel, është e çliruar nga premtimet mashtruese të të gjithë pushteteve, fuqive, mirësjelljeve dhe hijeshive joshëse dhe është kthyer drejt Zotit dhe pret ndihmë vetëm prej Tij. Kur njerëzit e tillë janë të shqetësuar apo të tronditur nga vështirësitë, ata shpresojnë dhe mbështeten tek Ai. Ata kërkojnë mbrojtje nga të gjitha kërcënimet dhe gjejnë strehë në tempullin e hijeshisë, dashamirësisë dhe ndihmës së Tij.
Kur njerëzit e tillë ligështohen, ata lajmërojnë fuqinë transcendente të Tij. Kur ata janë njollosur nga mëkati, vrapojnë në basenin e Tij të mëshirimit për të pastruar vetveten, duke shpërndarë mjegullën dhe tymin që ka shkaktuar fshehjen e horizontit të tyre nga paraqitja e besimit për Atë dhe nënshtrimit të vetes tek Ai. Kështu ata ecin drejt së ardhmes pa u përulur para fenomeneve që mund të shfaqen në këtë rrugë. Ata zgjidhin të gjitha problemet e tyre personale, familjare dhe shoqërore nga lidhja me Atë dhe nuk kanë kurrë frikë, ose të ndjejnë vetminë që nuk mund të arrijë në shpirtrat e tyre. Në këtë kohë, ata mund të jenë kushtëzuar nga një vetmi e përkohshme në publik, por falë besimit dhe nënshtrimit të tyre, gjithmonë ndjejnë erën e "shoqërisë hyjnore." Çfarëdo që t'u ndodhë, ata e marrin si një shenjë paralajmëruese të fatit dhe e presin me qetësi dhe durim atë.
Besimi tek Zoti dhe karakteristikat e besimit të tyre u japin mundësi ta njohin veten me gjithçka, dhe kështu ata e shohin të gjithë ekzistencën - në jetë ose jo - si një familje. Ata lidhen me pjesën tjetër të krijimit, kanë një pjesë aktive në jetën e përgjithshme të gjërave dhe ndjejnë në ndërgjegjen e tyre gjerësinë e titullit të zëvendësit që ka qenë lënë trashëgim për ta. Ata i rrokin që të gjitha gjërat që janë krijuar në të mirë të tyre dhe përulen me mirënjohje, duke kuptuar që janë dorë për dore me këndvështrimin e engjëjve dhe shpirtrave në univers. Ata gjejnë tabanin mbi të cilin do të ecin, ultësirë dhe ferrishte, të ngrohtë si vendbanimet e të parëve, dhe ndjehen sikur të jenë në shtëpi, në krahët e nënës së tyre. Ekzistencën e vlerësojnë në një formë që nuk ngjan me mënyrën materialiste dhe me përshkrimin natyralist, por me sytë e një njeriu me besim që e lidh gjithçka me Zotin, dhe në përgjigje, marrin mirënjohje nga çdo gjë që është përreth tyre. Ata marrin mesazhe në konfidencë nga të gjitha gjërat me të cilat kanë krijuar lidhje dhe, përgjigjen në atë mënyrë që shpreh të njëjtën konfidencë. Ata nuk tremben nga askush dhe po ashtu nuk frikësojnë askënd, të gjithëve u hedhin krahët si të jenë vëllezërit e tyre. Ata dhurojnë buzëqeshje për të gjithë gjërat, pijnë ujë, marrin frymë dhe i pranojnë të gjitha format që janë shfaqur si bekime prej Zotit. Ata thithin kundërmimin e tokës dhe të atyre që ajo ka lindur, si të jetë aroma më e këndshme. Përshëndesin kopshtet dhe pemishtet, malet dhe luginat, kullotat dhe pemët, trëndafilat dhe lulet me gjuhën e zemrave të tyre, sikur ato të kenë ndjenja. Përkëdhelin të gjitha krijesat me të cilat ndeshen, si të jenë shokët e ngarkuar për të mbajtur shoqërinë në këtë bujtinë. Me çdo akt ata demonstrojnë që janë sjellë në tokë si një shenjë e harmonisë dhe mirëkuptimit.
Kështu, njerëzit që me besimin e tyre të pakufishëm vështrojnë çdo njeri dhe çdo gjë përmes kësaj strukture, e ndjejnë veten në një atmosferë të plotë paqeje, aq sa mund t'i bëjnë njerëzit e tjerë xhelozë, nëse ata janë të vetëdijshëm për këtë. Këta njerëz janë të ngazëllyer me kënaqësitë e pashprehshme të jetës me besim. Sigurisht që nuk luftojnë dhe nuk grinden, ata i shpenzojnë të gjitha energjitë me qëllim që edhe njerëzit e tjerë të përjetojnë të njëjtën ndjenjë dhe të njëjtin gëzim, duke i ndarë këto ndjenja të sinqerta me gjithsecilin, ata përpiqen për të drejtuar çdo njeri nga kënga e gëzimit duke zbuluar horizontet në çfarëdo niveli që të munden. Ata janë gjithmonë një hap prapa jetës së përditshme për shkak të përpjekjeve për t'i nxitur të tjerët që t'i provojnë këto gëzime. Në të gjithë veprimtarinë e tyre, kanë një besim të përjetshëm te Zoti. Ata kurrë nuk kujdesen që ta vënë veten qëllimisht kundër njerëzve të tjerë. Sigurisht që në njërin krah ushqejnë veten me fuqi nga plotfuqishmëria e Zotit, kurse në krahun tjetër, gjithashtu përpiqen të arrijnë mbështetjen e njerëzve me të njëjtin besim. Ata transformojnë fuqitë që mund t'i kenë kundër, në një thellësi të re për aftësitë e tyre, dhe kështu ecin drejt qëllimit të përcaktuar sikur të jenë duke fluturuar. Ata ecin drejt synimit për paqe me besim, ecin drejt qëllimit për t'i bërë edhe njerëzit e tjerë të besojnë, ecin drejt arritjes së kënaqësisë së Zotit.
Nëse vërtetësia është kuptuar, shoqëria ku individët kanë arritur në një shkallë të tillë shpërblimi ku ata duan dhe respektojnë njëri-tjetrin dhe janë bashkuar me një premtim në zemër, është një kandidate e përsosur për paqe. Eshtë një kandidate perfekte sepse faktorët që mund t'i çojnë anëtarët e saj drejt krijimit të fraksioneve dhe trazirave, janë plotësisht të eliminuar. Në mes këtyre njerëzve, nuk ka konsiderata apo privilegje për shkak të fisnikërisë, prejardhjes, krahinës ose statusit shoqëror. Këta njerëz që i vështrojnë të gjithë njerëzit dhe gjërat si kërcejtë e së njëjtës rrënjë, janë vëllezër në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kur'ani tërheq vëmendjen për këtë vërtetësi të thellë kur thotë, "njerëzit me besim janë vetëm vëllezër me njëri-tjetrin" (el-Huxhurat, 49:10). Kjo nuk është vetëm një afëri fizike; me fjalët e Kur'anit dhe porositë e Profetit, ata janë lidhur fort me çdo njeri tjetër, nga dashuria, mëshira dhe sinqeriteti, si organet e të njëjtit trup, dhe gjithmonë ndjejnë dhimbjet e të tjerëve në zemrat e tyre dhe vuajnë agoninë, ndajnë gëzimet e tyre, dhe provojnë të njëjtën lumturi së bashku.
Në të vërtetë, ata janë si sytë dhe veshët, gjuha dhe buzët, duart dhe këmbët e çdo njeriu tjetër. Në këtë shoqëri, çdo individ ia ka kushtuar vetveten lehtësimit të jetës së të tjerëve, për të bërë gjithçka që munden për lumturinë e tyre. Për pasojë, kjo nuk është braktisje apo zhytje në dëshpërim, në mes njerëzve të tillë. Kur njëri është i lënduar, gjithë të tjerët e ndjejnë këtë dhimbje në zemrat e tyre. Të gjithë bashkohen në festë kur dikush ka një gëzim. Përsëri, në këtë shoqëri, prindërit janë respektuar si të shenjtë, fëmijët janë rritur me kujdes, si të jenë lule. Bashkëshortët, edhe kur kanë janë thinjur së bashku, janë të gëzuar si në ditën e parë, me mendimin për solidaritetin e përjetshëm në botën e përtejme. Ata përpiqen t'i jetojnë jetët e tyre duke ndjekur rrugën e zemrës dhe të mendjes, përtej kufijve të marrëdhënieve emocionale. Ata janë të sigurt për njëri-tjetrin në atë shkallë sa asnjë hije dyshimi nuk është reflektuar në sytë e tyre. Siç është harmonia familjare, po ashtu është edhe harmonia e kombit, që konsiderohet të jetë një familje e madhe. Në një komb të formuar me familje të tilla, të gjithë do të duan dhe respektojnë njëri-tjetrin, të gjithë do të kujdesen për njëri-tjetrin me dhembshuri, të gjithë do të dëshirojnë mbarësi për të tjerët dhe do të përpiqen të largojnë të keqen me sa munden, me aftësitë e tyre. Askush nuk mendon keq për të tjerët dhe po ashtu askush nuk i vë të tjerët në dyshime. Askush nuk i përdor njerëzit si spiunë kundër njëri-tjetrit. Një pjesë e shoqërisë nuk e lidh ekzistencën e saj me shkatërrimin e pjesës tjetër. Absolutisht askush nuk bëhet pjesë e fenomeneve të tilla siç janë bashkëpunimi në krim, gënjeshtrat, mashtrimet dhe shpifjet, këto janë karakteristika të njerëzve të ulët. Në këtë shoqëri të paqes, çdo individ është në luftë me gjithçka negative. Kjo është sikur ata janë betuar për të mbrojtur vlerat njerëzore. Dhe, si rezultat, kjo bëhet shoqëri e vetëdijes dhe paqes.
- Publikuar më .