"Une Besoj ne Bukurine e Mbeshtetur ne Paraqitjen e Natyres Njerezore"
Shenjtëria e juaj shumë e nderuar!
Ju sjellim përshëndetjet e sinqerta nga populli i vendit të njohur si vendlindja e tri feve të mëdha, nga populli që është plotësisht në dijeni të misionit tuaj të shenjtë për ta bërë botën një vend të begatë në të cilin ne të jetojmë. Ne gjithashtu ju falenderojmë nga thellësia e zemrës për pranimin tonë në audiencë dhe për kohën e marrë nga kalendari juaj shumë i ngjeshur.
Ne jemi këtu për t'u bërë pjesë e misionit të pandërprerë të Këshillit Papnor për Dialog Ndërfetar (PCID), të themeluar nga Shenjtëria e tij Papa Pavli VI. Ne dëshirojmë ta shohim këtë mision të kryer. Ne vijmë tek ju më thjesht se zakonisht, me guxim më të madh se ç'duhet, për të dhënë ndihmën tonë modeste në zbatimin e këtij misioni shumë të denjë.
Islami ka qenë një fe e keqkuptuar dhe për këtë përgjithësisht kanë përgjegjësi muslimanët. Një përpjekje në kohën e duhur në një vend të përshtatshëm mund të ndihmojë shumë në zvogëlimin e këtij keqkuptimi. Bota islame duhet ta mirëpresë oportunitetin e një dialogu që do të punojë për çrrënjosjen e koncepteve të gabuara shumëshekullore rreth Islamit.
Njerëzimi, kohë pas kohe, ka mohur fenë në emër të shkencës dhe ka mohuar shkencën në emër të fesë, duke nxjerrë në pah dy pamje prezente konfliktuale. Të gjitha dijet i përkasin Zotit dhe feja është prej Zotit. Atëherë si mund të jenë ato në konflikt? Prandaj, përpjekjet tona të përbashkëta drejtohen në dialogun ndërfetar për të përmirësuar mirëkuptimin dhe tolerancën në mes popujve që mund të kenë një rrugë të gjatë për të bërë.
Ne jemi sot për sot, në vendin tonë, në dialog me drejtuesit e sekteve të ndryshme të krishtera. Ne thjesht pretendojmë që këto përpjekje modeste të mos dështojnë. Qëllimi ynë është të vendosim vëllazërinë midis besimtarëve të tri feve të mëdha nëpërmjet tolerancës dhe mirëkuptimit. Ne së bashku mund të ngrihemi kundër atyre shpirtrave të drejtuar gabim dhe skeptikëve për të vepruar si amortizues, si barierë nëse ju dëshironi, kundër atyre që duan ta shohin të ashtuquajturën përplasje të civilizimeve të bëhet realitet.
Vitin e kaluar ne mbajtëm një simpozium për paqe dhe tolerancë midis civilizimeve, të ndjekur me vëmendje nga studiues të shquar ndërkombëtarë. Të inkurajuar nga suksesi absolut i kësaj përpjekjeje, ne duam të provojmë ta përsërisim këtë eveniment. Ne jemi aktualisht në procesin e organizimit të një konference për dialogun ndërfetar të drejtuar në fuqizimin e lidhjeve në mes ithtarëve të tri feve të mëdha. Një eveniment në të cilin ne shpresojmë që Vatikani do të jetë i pranishëm.
Ne do të jemi të kënaqur dhe shumë të nderuar nëse do të jeni mjaft i përzemërt për të pranuar ftesën e bërë për ju nga z. Demirel[1] për të vizituar vendin tonë, që Shenjtëria juaj të ketë mundësi të shohë vendet e shenjta në Turqi. Populli i Anadollit pret me padurim të madh mundësinë për të demostruar mikpritjen e tij dhe për t'ju pritur ngrohtësisht ju. Pas diskutimit të çështjes me udhëheqësit palestinezë, ne jemi në gjendje të sigurojmë një ftesë për të vizituar bashkërisht Jeruzalemin, një vizitë që mund të shihet si një hap domethënës në përpjekjet për ta shpallur qytetin e shenjtë një zonë ndërkombëtare, një vend ku njëlloj si të krishterët, hebrenjtë dhe muslimanët të jenë të lirë për të shkuar në pelegrinazh pa kufizim, madje pa pasur nevojë për vizë.
Ne gjithashtu dëshirojmë të propozojmë mbajtjen e një seri konferencash në vende të ndryshme të mëdha, në bazë të një rotacioni, dhe e para të mbahet në Uashington D.C. me bashkëpunimin e tre udhëheqësve të tri besimeve të mëdha. Koha më ideale për mbajtjen e raundit të dytë do të jetë përvjetori i 2000-të i lindjes së Krishtit.
Një program i shkëmbyer studentor do të jetë gjithashtu shumë i dobishëm. Duke studiuar së bashku të rinjtë me besime të ndryshme, do të nxjerrin në pah afinitetin e tyre për njëri-tjetrin. Brenda strukturës së një programi mësimor të shkëmbyer, një kolegj teologjik është hapur në Harran, në provincën e Urfas, të njohur si vendlindja e profetit Abraham, i cili pretendohet të jetë patriarku i tri feve të mëdha. Kjo mund të jetë realizuar nga zgjerimi i programeve të universitetit të Harranit ose nga themelimi i një universiteti të pavarur me një program mësimor të përgjithshëm që do të plotësojë të gjitha nevojat e të tre besimeve. Problemi më i fundit mund të jenë pengesat për shkak të politikave shtetërore.
Programet e sugjeruara mund të tingëllojnë shumë ambicioze, por ato janë brenda mundësive. Ka dy lloj njerëzish në botë: konformistët dhe jokonformistët. Konformistët përpiqen ta përshtasin veten në çdo shtresë të shoqërisë. Jokonformistët, në njërën anë, përpiqen ta adoptojnë shoqërinë me vlera të përhershme dhe me zhvillimet e reja favorizuese. Kështu, i gjithë progresi i shoqërisë është në sajë të njerëzve jokonformistë. Falenderojmë Zotin për njerëzit jokonformistë.
M. Fetullah Gylen
Shërbëtor i përvuajtur i Zotit
[1] Sulejman Demirel (lindur më 1924), presidenti aktual, presidenti i tetë i Turqisë.
- Publikuar më .