Rreth Epokes se Informacionit dhe Perplasjes se Qyteterimeve

Si në të shkuarën, gjithashtu sot po ngrihen hipoteza rreth së ardhmes. Një prej tyre është dhe pretendimi lidhur me të ardhmen si një epokë informacioni. Ata njerëz që janë duke e diskutuar të ardhmen në këtë mënyrë, janë futuristë në themel. Shumë i shohin njerëzit që ngrenë hipoteza të tilla si orakujt e mijëvjeçarit të dytë. Akoma, më shumë se të jenë vlerësime objektive, disa hipoteza në lidhje me të ardhmen në caqet e periudhave historike, janë përpjekje për të zhvilluar ide rreth disa dëshirave të veçanta dhe prandaj ata nuk kanë më shumë vlerë se parashikimet e tjera. Me fjalë të tjera, unë mendoj se si rezultat i këtyre pretendimeve, njerëzit krijojnë shpresa në të njëjtën mënyrë që ata presin një përgjigje nga një lutje. Kështu, ndërsa thuhet që shpresat e krijuara nga këto lloj pretendimesh që "e ardhmja do të jetë kështu" u japin jetë përpjekjeve të përcaktuara në këtë drejtim, këto shpresa në fund të fundit bëhen synime dhe qëllime. Sapo qëllimi është përcaktuar, do të krijohen strategjitë dhe politikat e ndryshme për ta arritur këtë qëllim dhe do të bëhen përpjekje për ta përmbushur atë. Unë mendoj se ky është thelbi i çështjes.

Përpos kësaj, është shtrirja e misionit profetik të të Dërguarit të Zotit deri në ditët moderne nëpërmjet linjës së përfaqësuesve, përmes njerëzve si Muheddini Arabiu[1], Imam Gazaliu, Imam Rabbaniu, Mevlana Halidi dhe Bediuzzamani. Ne shpresojmë që funksioni i kësaj linje me fat të përçimit, është të përgatisë themelin për rilindjen e frymës profetike në vitet që vijnë dhe si rrjedhim ne shpresojmë që kjo frymë do të jetojë përsëri. Sigurisht, Profeti nuk do të jetë aty, por Islami, në kuptimin e vërtetë të bashkëpunëtorëve, do të jetë gjithmonë gati të përshëndesë jetën edhe njëherë.

Por pavarësisht nga e gjitha kjo, meqenëse jetojmë në një botë ku shkakësia dhe ligjet e tjera të përcaktuara janë aktive, nëse ne veprojmë pa i marrë ligjet e tilla në konsideratë, do të jemi në rrezikun e rënies në determinizëm. Ndonëse, muslimanët, nga përdorimi i vullnetit të tyre, janë të aftë t'i shqyrtojnë shkaqet me mjaft kujdes, kështu që dikush që i vështron nga ana e jashtme do të mendojë që ata janë duke vepruar vetëm në përputhje me ligjet e shkakësisë. Në njërin krah, për sa u përket rezultateve të arritura nga veprimet, muslimanët duhet të jenë krejtësisht të nënshtruar dhe shpresëtarë në vullnetin e Zotit, që dikush që i vështron nga ana e jashtme të mendojë që ata i kanë hedhur plotësisht poshtë shkaqet. Duke vepruar në këtë mënyrë, tregojmë që, në njërën anë, shkaqet janë shumë të rëndësishme dhe gjithçka njerëzore duhet përfundimisht të jetë planifikuar rreth tyre dhe përkthyer sipas efektit. Në anën tjetër, ndërsa veprojnë kështu, nga frika e rënies në gabimin e partneritetit spekulativ me Zotin e Plotfuqishëm, ata gjithashtu duhet të dinë që nuk kanë arritur personalisht vetë ndonjë sukses, më saktë i gjithë suksesi është drejtpërdrejt nga Zoti.

Pas vendosjes së çështjes në këtë rrugë të mbarë, ne mund t'i përmbledhim mendimet tona në lidhje me të ardhmen në rrugën e ndjekur. Në të ardhmen, gjithçka do të jetë brenda orbitës së dijeve dhe horizontet që kanë qenë errësuar nga shpërfillja jonë për një periudhë, do të jenë prapë të ndriçuara. Në një shkallë të madhe, ne jemi veçanërisht të pakujdesshëm ndaj njohurive shkencore të arritura në shek IV dhe V h. që janë bazuar në Kur'an dhe u kemi kthyer shpinën dinamikave shumë të rëndësishme që mund të na mbajnë në këmbët tona. Personalisht, jam gjithmonë i brengosur që medresetë e kanë hedhur tutje sufizmin, ose siç quhet, jetën shpirtërore të Islamit. Më pas, zvogëlimi i interesit të tyre për shkencat eksperimentale dhe përjashtimi përfundimtar i tyre, i kontribuoi rënies tonë pas vendeve të sapozhvilluara shkencërisht. Prandaj, neglizhenca e treguar në të kaluarën nuk duhet të ekzistojë më dhe e nesërmja jonë do të jetë ndërtohet me dijet dhe gjithçka do të marrë fuqinë dhe forcën e saj nga njohuritë.

Dijet do të zënë një vend të rëndësishëm në një botë që është duke u bërë shumë shpejt e vogël dhe në një epokë kur koha dhe hapësira janë tkurrur. E rëndësishme është nëse ne do të jemi gati për një botë të tillë ose jo.

Sot ka shumë shkencëtarë në botë, në shumë vende të ndryshme, por në opinionin tim të thjeshtë, ata nuk janë të mjaftueshëm për të krijuar një botë të re dhe të gëzuar, edhe nëse ata do të punonin të gjithë së bashku. Për këtë arsye, sot është e nevojshme një mënyrë e re të menduari, një afrim i ri te shkencat, një filozofi e re jete dhe institucione edukative të reja. Gjeneratat e reja duhet të jenë të mobilizuaar në çdo fazë të jetëve të tyre, nga kopshti i fëmijëve, në shkollë të mesme dhe prej tyre, në universitet. Meqë gjithçka do të fitojë fuqi nga dijet në të ardhmen, ajo do të jetë e mundur vetëm për të ndërtuar njohuritë për të ardhmen me këtë lloj përpjekjesh.

Thëniet e Hantigtonit

Për sa u përket pretendimeve të Hantigtonit rreth përplasjes së qytetërimeve, unë mendoj që më shumë se vlerësime realiste në lidhje me të ardhmen, këto lloj pretendimesh ngjajnë për mua të jenë përcaktime të qëllimeve të reja në një përpjekje për të ndikuar në opinionin publik brenda strukturës së këtyre qëllimeve. Deri në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, ishte ideja e një përplasjeje midis Lindjes dhe Perëndimit, ose midis NATO-s dhe vendeve të Traktatit të Varshavës. Tani, nga krijimi i fronteve të reja armiqësore, është duke u përgatitur një përplasje në mes civilizimeve bazuar në dallimet fetare dhe kulturore dhe një themel i ri është duke u vënë për vazhdimin e sundimit të blloqeve të fuqive të mëdha.

Në të vërtetë, deri më sot, konflikti është diçka e dëshiruar nga qendra të caktuara të pushtetit. Masat kanë qenë vënë në alarm kundër një hipoteze të shpeshtë dhe armikut të frikshëm. Ky armik është më shumë imagjinar se real. Kjo është mënyra me të cilën masat janë përgatitur për çdo lloj lufte.

Në të vërtetë, asnjë fe hyjnore nuk është bazuar kurrë në konfliktin, nëse ajo fe është përfaqësuar nga Moisiu dhe Jezusi ose nëse feja është përfaqësuar nga Muhammedi, paqja qoftë mbi ta. Në të kundërt, këto fe, veçanërisht Islami, janë rreptësisht kundër rrëmujës, tradhtisë, konfliktit dhe shtypjes. Islam do të thotë paqe, siguri dhe mirëqenie. Prandaj, në një fe të bazuar në paqen, sigurinë dhe harmoninë botërore, lufta dhe konflikti janë aspekte negative. Në shkaqet e veçanta është e drejta për vetëmbrojtje, ashtu si trupi përpiqet të shpëtojë veten nga mikrobet që e kanë sulmuar atë, por kjo mund të jetë bërë vetëm në përputhje me parime të përcaktuara. Islami gjithmonë ka frymëzuar paqe dhe mirësi. Islami e konsideron luftën si një eventualitet dytësor. Normat janë vënë me qëllim që ta balancojnë dhe kufizojnë atë. Për shembull, Islami e konsideron drejtësinë dhe paqen botërore si themelore:

…mos lejoni që urrejtja e të tjerëve për ju t'ju shtyjë në gabime dhe t'ju shmangë nga drejtësia… (el-Maide 5:8)

Islami, ashtu siç ka një sistem ligjor modern, shfaq një linjë mbrojtjeje bazuar në parime të përcaktuara me qëllim që të mbrojë lirinë e besimit, jetës, pasurinë, mendjen dhe pasardhësit e vet. Krishtërimi, si një fe e dashurisë abstrakte, që në zanafillë e ka dënuar kategorikisht luftën dhe nuk ka vënë ndonjë normë në lidhje me këtë realitet njerëzor dhe historik. Por ai nuk ishte në gjendje të ndalonte luftërat botërore ose luftërat njëqindvjeçare, apo incidentet e Nagasakit dhe Hiroshimës. Pikëpamjet e Hantigtonit, dhe të të tjerëve si ai, për të ardhmen, janë fatkeqësisht të bazuara në konfliktin dhe reflektojnë planet për të vazhduar dominimin nëpërmjet konflikteve.

Me bekimet dhe mirëbërësinë e Zotit, ne po përparojmë për të bërë më të mirën tonë për të ndihmuar flladin e tolerancës dhe dialogut të vazhdojë të fryjë. Ai është një fllad që vetëm pak më parë ka filluar të fryjë dhe shfaq një tendencë për t'u përhapur në mbarë botën. Me vullnetin e Zotit, ne do të provojmë që parashikimet e dijetarëve të tillë janë false. Ne besojmë që këto fllade janë mjaft të fuqishme për të mposhtur armët vdekjeprurëse, për të mundur njësitë e motorizuara ushtarake dhe shumë gjëra të tjera negative që mund të shfaqen. Fakti që çdo segment i shoqërisë është duke shprehur dhe përmbushur këtë mesazh të ri, rrënjët e të cilit shtrihen në të kaluarën, në mesazhin e profetëve, është një favor hyjnor për adhuruesit e sotëm të dashurisë. Si rrjedhim, ne deklarojmë që toleranca dhe dialogu duhet të përfaqësohen në vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jenë një shembull për mbarë botën. Një shembull i tillë do t'i inkurajojë njerëzit për t'u mbledhur së bashku përreth vlerave të njëjta themelore njerëzore dhe, me vullnetin e Zotit, njerëzimi do të jetojë një pranverë shumë para parashikimit të fundit të botës.


[1] Muhjiddin ibn Arabi (1165-1240), mistik i madh. Vepra e tij kryesore është Futuhat'u'l-Mekkiyye.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.