Mesazhi Lidhur me Sulmet Terroriste te 11 Shtatorit
Unë dua ta bëj të qartë që çdo aktivitet terrorist, nuk ka rëndësi nga kush është ndërmarrë ose për çfarë qëllimi, është një goditje e rëndë për paqen, demokracinë dhe njerëzimin. Për këtë arsye, asnjë njeri – dhe, sigurisht, asnjë musliman - nuk mund ta aprovojë aktivitetin terrorist. Terrori nuk është pjesë e kërkimit të arritjes të pavarësisë apo shpëtimit. Ai merr jetë njerëzish të pafajshëm.
Edhe nëse në pamje të parë aktet e tilla duken se dëmtojnë objektivin, të gjitha aktivitetet terroriste në fund të fundit dëmtojnë më shumë terroristët dhe mbështetësit e tyre. Ky akt i fundit terrorist, i cili është më i përgjakshmi dhe më i dënueshmi, është më shumë se një goditje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës - ai është një goditje kundër paqes botërore si edhe kundër vlerave demokratike universale dhe vlerave njerëzore. Ata që e kryen këtë krim të shëmtuar mund të konsiderohen vetëm si njerëzit më mizorë në botë.
Ju lutem, më lini t'ju risiguroj që Islami nuk e pranon terrorizmin në asnjë formë. Terrorizmi nuk mund të shfrytëzohet për të arritur ndonjë qëllim islam. Një terrorist nuk mund të jetë musliman dhe një musliman i vërtetë nuk mund të jetë terrorist. Islami kërkon paqe dhe Kur'ani kërkon që çdo musliman i vërtetë të jetë një simbol i paqes dhe të punojë për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut. Nëse një barkë ka brenda nëntë kriminelë dhe një njeri të pafajshëm, Islami nuk lejon që barka të fundoset për të ndëshkuar nëntë kriminelët, duke dhunuar kështu të drejtat e një personi të pafajshëm.
Islami respekton gjithë të drejtat individuale dhe deklaron qartë që asnjeri nuk mund dhunohet, edhe nëse kjo është në interes të komunitetit. Kur'ani deklaron që kush merr një jetë pa të drejtë, ka marrë si rrjedhim jetët e të gjithë njerëzimit, dhe kush shpëton një jetë, si rrjedhim ka shpëtuar jetët e të gjithë njerëzimit. Gjithashtu, Profeti Muhammed deklaron që një musliman është një njeri që nuk duhet të dëmtojë as me duar dhe as me gjuhë.
Unë e dënoj fuqimisht këtë akt të fundit terrorist në Shtetet e Bashkuara. Ai meriton vetëm dënim dhe përbuzje dhe prandaj duhet të jetë dënuar nga çdo njeri në botë. Unë apeloj tek gjithsecili për qetësi dhe vetëpërmbajtje. Përpara se udhëheqësit amerikanë dhe populli t'i japin përgjigje këtij sulmi të neveritshëm jashtë zemërimit dhe dhimbjes së tyre të justifikuar, më lini të shprehem që ata duhet ta kuptojnë që një ngjarje e tillë e tmerrshme ndodhi dhe nuk mund të kthehet prapa, pra, le të shohim se si mund të shmangen tragjedi të ngjashme në të ardhmen. Ata gjithashtu duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin që dëmtimi i masave të pafajshme me qëllim ndëshkimin e pak njerëzve të fajshëm nuk është në dobi të tyre, më saktë, veprime të tilla vetëm do t'u japin zemër terroristëve nga shtimi i ndonjë zemërimi ekzistues dhe nga lindja e më shumë terroristëve dhe më shumë violence. Më lini t'u kujtoj që terroristët përfaqësojnë një pakicë tejet të vogël brenda çdo shoqërie apo feje. Le të përpiqemi ta kuptojmë njëri-tjetrin më mirë, sepse vetëm nëpërmjet mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjelltë mund të parandalohet në të ardhmen një dhunë e tillë!
Unë e ndjej dhimbjen e popullit amerikan në thellësi të zemrës dhe i siguroj ata që unë lutem te Zoti i Plotfuqishëm për viktimat dhe lutem që Ai t'u japë atyre paqe dhe të gjithë amerikanëve të tjerë durimin e nevojshëm për ta mbajtur dhimbjen e tyre!
Unë dua ta shfrytëzoj këtë oportunitet për të transmetuar edhe një herë vlerësimin tim për gjithsecilin!
- Publikuar më .