Krijesat Njerezore dhe Natyra e Tyre

Njerëzit, reflektimi më i shkëlqyer i emrave, atributeve dhe veprave të Zotit, janë një pasqyrë e shndritshme, një frut i mrekullueshëm për jetën, një burim për të gjithë universin, një det që ngjan të jetë një pikë e vockël, një diell formuar si një farë e thjeshtë, një melodi e bukur sido që nga pikëpamja fizike e parëndësishme, dhe një burim për ekzistencën përfshirë i tëri brenda një trupi të vogël. Njerëzit mbajnë një sekret të shenjtë që i bën ata të njëjtë në mbarë universin me të gjithë pasurinë e tyre të karakterit, një pasuri që mund të ketë arritur në përsosmëri.

Njerëzit janë provat dhe interpretimet e më të Madhërishmit sepse cilësitë e dhëna atyre në emër të Zotit në këtë botë të përkohshme janë të hapura ndaj zhvillimit dhe, në fakt, kanë evoluar tashmë. Njerëzit janë shëmbëlltyra më e përkryer e Mjeshtrit të tyre, që reflektojnë pamjet më domethënëse. E gjithë ekzistenca bëhet një libër i lexueshëm vetëm me inteligjencën dhe maturinë e tyre dhe këto janë cilësitë e vërteta të ekspozuara. Mund të thuhet që Zoti është vetëm burimi për të gjithë pasuritë e mbarë universit, njerëzit - së bashku me gjithçka në dhe përreth tyre - në anën tjetër, janë dëshmi të shkëlqyera të Mjeshtrit të tyre.

Njerëzit që kanë gjetur me të vërtetë rrugët për te Zoti nëpërmjet esencës së tyre dhe që janë gjithashtu udhërrëfyes për të tjerët, kanë fituar të drejtën për të qenë dëshmues të Zotit. Ju duhet të keni një mundësi për t'i takuar këta njerëz, me qëllim që të shmangni konfuzionin dhe mëkatet. Nëse ju keni një vizion, me fjalë të tjera, nëse ju jeni të ndërgjegjshëm për fshehtësinë e Tij të shenjtë, do të thotë që ju të jeni në gjendje të shfaqni gjithçka në një dimension të ndryshëm. Sigurisht, njerëzit, mendimet e të cilëve janë të qarta siç është besimi i tyre, dhe me qëndrimet dhe sjelljen e tyre synojnë të kënaqin Zotin, e bëjnë me dije çdo njeri për Zotin kurdo dhe kudo që të gjenden. Njerëzit e tillë zgjojnë, në mënyrë të pavetëdijshme, mendimin që ata janë "dëshmitarë për Zotin."

Profeti Muhammed, Krenaria e Njerëzimit, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, ka arritur horizontet përtej engjëjve me aftësitë e tij, të cilat më vonë ai i shfaqi në një shkallë më të lartë, ishte fara dhe fruti i pemës së ekzistencës. Ndonëse njerëzimi i është shumë mirënjohës Zotit për këtë pemë gjenealogjike dhe cilësinë e frutave të saj, kjo nuk është e mjaftueshme. Në mënyrë thelbësore, e para gjë që të vjen në mendje kur shqiptohet fjala "njerëzor" është i Dërguari i Zotit, sepse nuk ka njeri tjetër në një shkallë aq të lartë si ai. Dhe megjithatë, kjo krijesë e lartësuar ishte gjithashtu fruti i pemës së jetës. Shkurtimisht, ndërsa krijesa njerëzore është më e nderuara në këto krijime, Profeti është krenaria e njerëzimit.

Kur tërë universi i paanë, me të gjithë pasuritë, përbërësit dhe historinë e tij, është lidhur me natyrën njerëzore, është bërë e qartë pse vlerat e njerëzimit tejkalojnë gjithçka. Gjithashtu mund të thuhet që Zoti e krijoi jo vetëm këtë botë, por edhe tjetrën në emër të arritjes së përkryrjes njerëzore. I Dërguari i Zotit e konceptonte botën tjetër, në të njëjtën mënyrë siç e drejtoi jetën e tij në këtë botë, duke zbutur dhimbjet me shpresat e botës tjetër, duke përjetuar qiejt nëpërmjet gjerësisë së besimit edhe përpara se ai në të vërtetë t'i drejtohej parajsës, ndërsa gjithashtu ndante me bashkëpunëtorët e tij çfarëdo që ndjente. Edhe njëherë duhet theksuar që pavarësisht nga paanësia e tij, ai ishte një njeri, fruti më i magjishëm dhe më i ndritshëm i pemës së njerëzimit.

Njerëzit, megjithatë, janë larg nga një aftësi e tillë, një arritje e merituar e trupësisë dhe sensualitetit të tyre. Për më tepër, gjithashtu mund të pretendohet që kur njerëzit janë të paditur rreth vetvetes ose ekzistencës së tyre, atëherë ata janë më poshtë se krijesat e tjera. Akoma, njerëzit, me intelektet, bindjet, ndërgjegjet, dhe shpirtrat e tyre janë vëzhgues dhe komentues për sekretet e shenjta që gjenden të fshehura mespërmes rrugëve të jetës. Prandaj, njerëzit, nuk ka rëndësi se si shfaqen, janë "modeli më i lartë," ata janë më të dashur nga çdo gjë tjetër. Islami nuk e vlerëson krijesën njerëzore pa shkuar në ekstremitet. Eshtë e vetmja fe midis të gjithë sistemeve të besimit, e cila e shikon njeriun si krijesën më të lartë të adresuar në drejtim të një misioni të posaçëm, të pajisur me potencialet dhe dhuntitë më të larta. Sipas Islamit, njerëzit janë më superiorët, thjesht sepse ata janë njerëz. "Me të vërtetë Ne e krijuam njeriun si qenien më të respektueshme." Përmes dorëzimit të tyre tek Zoti dhe tek i Dërguari i Tij, njerëzit e sigurojnë në mënyrë të pakthyeshme këtë post. "Lavdia i përket Zotit, të Dërguarit të Tij, dhe në këtë mënyrë, muslimanëve." Me përpjekjet dhe mundimet e tyre në tokë, ata bëhen gjithashtu të parapëlqyerit e Zotit. "Pa dyshim, Ne u tregojmë atyre që u përpoqën në udhën Tonë rrugën e suksesit dhe të kënaqësisë; Zoti është, sigurisht, me ata që e adhurojnë Atë, sikur të ishin duke e parë Atë." "Zoti i Gjithëmëshirshëm krijoi dashurinë në zemrat e njerëzve për ata që besojnë dhe veprojnë në përputhje." Kur'ani demostron superioritetin e natyrës njerëzore në çdo aspekt të tij në një mënyrë tepër të përplotësuar dhe koncize. Çdo gjë që njerëzit kanë pranuar, domethënë besimin e tyre, veprat e vlefshme, krijimin, është mbështetur në vlerat njerëzore, si një punë e thurur me penjtë e natyrës njerëzore. Natyra njerëzore u është dhënë njerëzve si një dhuratë, asnjë çmim nuk është kërkuar dhe asgjë nuk është pritur në kthim.

Të gjitha marrëdhëniet njerëzore janë ndërtuar brenda kësaj domethënieje, dhe në këtë kontekst këto lidhje janë gjithmonë të ndikuara prej saj. Një krijesë njerëzore, le të jetë burrë apo grua, i ri apo i vjetër, i bardhë apo i zi, është e respektuar, e mbrojtur dhe e pacënuar. Pasuria e tyre nuk mund të hidhet tutje dhe as dëlirësia dhe pastërtia e tyre nuk mund të përgojohet. Ata nuk mund të përzënë prej vendlindjes dhe pavarësia e tyre nuk mund të jetë mohuar. Ata, për më tepër, nuk mund të ndalohen të jetojnë në përputhje me parimet e tyre. Përveç kësaj, ata gjithashtu nuk janë lejuar të angazhohen në krime të tilla kundër të tjerëve. Ata nuk kanë të drejtë të shkaktojnë konflikte në këtë dhuratë që u është dhënë prej Zotit, ata janë vetëm pronarë të përkohshëm të kësaj bujarie, Zoti është pronari i vërtetë për gjithçka. Njerëzit janë ngarkuar vetëm me mbrojtjen e kësaj përgjegjësie të përkohshme. Njerëzit janë për ta ruajtur dhe mbajtur të sigurt këtë dhuratë që është e shenjtë për ta. Ata nuk dëshirojnë ta cënojnë atë, ose të lejojnë që ajo të vijë e dëmtuar. Kur të jetë e nevojshme, ata do të luftojnë dhe vdesin për të. Duke nxjerrë në pah rëndësinë e të drejtave të patjetërsueshme të natyrës njerëzore dhe duke theksuar superioritetin e krijesës njerëzore, Mbreti i Fjalës, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, e paraqet atë kështu:

Ai që është vrarë në emër të mbrojtjes së pasurisë së tij është një martir. Ai që është vrarë në emër të mbrojtjes së jetës së tij është një martir. Ai që është vrarë në emër të mbrojtjes së të afërmve të tij është një martir. Dhe ai që është vrarë në emër të mbrojtjes së vendlindjes të tij është një martir.[1]

Sa pranë gjendet sot njerëzimi me këtë nivel të kuptuari? Unë mendoj se për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje duhet të dalësh nga kornizat e këtij artikulli.

Në kushtet e besimit dhe lidhur me çështjet përkatëse të besimit, njerëzimi ka qenë i bekuar me diferencim. Me të vërtetë, kur krahasohet me universin e tërë, natyra njerëzore është superiore ndaj qiejve dhe ndaj engjëjve gjithashtu. Çdo gjë në tokë dhe në qiell është në shërbim të tij, dhe ata kanë të drejtë të vënë në përdorim stimujt për këtë. Zoti e bëri këtë dhuratë për njerëzimin për arsye të pafuqisë dhe nevojave të tyre. Zoti i vlerësoi krijesat njerëzore si të ftuara në këtë botë. Vetëm ata që besuan mund ta çmojnë një dhuratë të tillë. Besimtarët që janë të vetëdijshëm për domethënien e vërtetë të ekzistencës, do ta pranojnë me mirënjohje të gjithë universin si një pallat për ta dhe ata do t'i kenë të gjithë gjërat, të gjalla ose jo, si shërbëtorë të tyre.

Një hap më tutje, kur bisedohet rreth një njeriu që vepron me ndërgjegje dhe vullnet dhe gjithashtu rrëmon në thellësi të zemrës dhe shpirtit të tij, atëherë bëhet e vështirë për ta përshkruar një njeri të tillë. E vetmja rrugë për të lavdëruar një krijesë të tillë njerëzore, një person që ka shfrytëzuar vlerat e veta të mundshme dhe ka arritur majat, është të citosh Akifin[2]:

Ai është krijuar më i lartësuar edhe nga engjëjt,
Të gjithë botërat fshihen brenda tij dhe mbretëritë janë përfshirë tek ai.

Tani, pasi Zoti i ka falur të gjithë këto për ne, çfarë pritet prej nesh si njerëz? Kjo është me të vërtetë shumë e rëndësishme. Nëse ne e diskutojmë ose jo, ajo është një çështje që ekziston objektivisht. Vetëm nëse gjithsecili është i ndërgjegjshëm që një përgjegjësi e tillë e madhe ka rënë mbi ta.


[1] Tirmidhi, Dijet, 22 (1418-1421); Ebu Davud, Sunna, 32 (4772); Nesai, Tahrim, 22 (7, 115, 116); Ibni Maxhe, Hudud, 21 (2580).

[2] Mehmet Akif Ersoj: Poet i shquar turk me prejardhje shqiptare që ka shkruajtur gjithashtu himnin kombëtar turk. Kryevepra e tij poetike titullohet Safahat, Fletët, dhe është përkthyer shqip.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.