Te Devotshmit e Sotshem
Idealet sublime, objektivat e rëndësishme, projektet universale dhe me influencë mund të jenë realizuar vetëm prej atyre që fluturojnë lart, që qëndrojnë të patundur, që vazhdojnë rrugën e tyre me siguri, që tregojnë një qëndrim të vendosur dhe që janë motivuar prej ekstazës qiellore. Ai për të cilin ne kemi nevojë tani, nuk është njeriu i rëndomtë, por më saktë, njeriu i lidhur me realitetin hyjnor, që gjykon me një mendim të lartë, njerëzit, që nga zbatimi në praktikë i mendimeve të tyre drejtuese, janë të parët nga i gjithë kombi i tyre, prandaj, të gjithë njerëzit, t'i ndriçojnë dhe ndihmojnë ata të gjejnë Zotin - me fjalë të tjera, shpirtrat e dedikuar, njerëzit që gjykojnë se çfarë është e nevojshme të jetë menduar, njerëzit që njohin çfarë është e nevojshme të jetë njohur, që pa hezitim zbatojnë ato për të cilat kanë dijeni dhe që shtegtojnë si Israfil, që gjenden në prag të rënies së borisë së fundit me qëllim që të përgatitin shpirtrat e vdekur për ditën e ringjalljes, dhe që ngulisin shpresën tek gjithsecili. Këta janë njerëzit te të cilët zemrat rrahin me sinqeritet, që kërkojnë me lot në sy frymëzimin e zemrave të tyre nga fjalët nëse ata janë të aftë për t'i shprehur ato, nga shkrimet nëse ata munden, nga idetë e poezive magjike nëse ata janë poetë, dhe me magjepsjen e muzikës nëse ata janë të dashuruar pas muzikës.
Kur vjen momenti për t'i treguar këta heronj në plate, ata udhëtojnë kudo nëpër botë, përfundimisht me frymën e emigrimit të shenjtë, pëshpërisin me gjuhën e zemrave të atyre të cilët kanë vizituar, i japin nxitje dashurisë anembanë mjedisit të tyre, ngulisin dashurinë në shpirtrat e atyre që takojnë dhe vendosin fronin e dashurisë në kraharorët e tyre. Përmes këtyre njerëzve, shpirtrat e tyre që digjen për dashurinë dhe miqësinë janë rivitalizuar dhe është kjo arsyeja që këta shpirtra të rigjallëruar janë të përshtatshëm për veshin e gjithkujt. Si ata që kanë emigruar me këtë lloj ndjenje dhe ata që i kanë mirëpritur janë të sinqertë dhe larg prej kryeneçësisë. Interesat personale nuk gjenden mes atij që flet dhe atyre që dëgjojnë, në mes të atij që shfaq esencën dhe domethënien e natyrës së tyre dhe vëzhguesve, mes atij që ka ndihmuar dhe atyre që u ndihmuan, në mes të atij që sjell kupën e jetës dhe atyre që janë zgjuar me realitetin. Askush nuk merr parasysh asgjë tjetër veç pëlqimit të Zotit. Këto lidhje të thella dhe të sinqerta burojnë krejtësisht nga vlerat njerëzore universale dhe prej respektit të vazhdueshëm që është ndjerë për ta.
Trëndafilat po lulëzojnë sot në të gjithë botën duke marrë ngjyrën e tyre prej pamjes plot dritë dhe mirëkuptimit në shpirtrat e këtyre njerëzve, gjeografia shoqërore është krijuar duke u qëndisur me mendimin e tyre dhe është për të gjithë njerëzimin si një melodi e gjallë dhe e përjetshme. Duke shqyrtuar zanafillat e tyre, këto ndjenja dhe mendime të kthjellta ngjajnë sikur janë thjesht bulëza uji. Megjithëkëtë, për ata që mund ta kuptojnë, domethëniet që gjenden thellë brenda tyre janë si detrat e paanë që shkumëzojnë me frymëzim.
Siç është kërkuar nga misioni vetë, kalorësit e ndriçimit, të cilët shfaqen të ndriçuar vetëm në mjedisin e tyre për një moment të shkurtër, janë tani duke u përpjekur, në të njëjtën rrugë ku retë e shiut po shkarkohen në lumturinë, gëzimin, dashurinë dhe shpresën tonë, të kthejnë zemrat e thara të atyre që dëshirojnë tolerancë dhe dashuri në kopshtet e parajsës. Mund të deklarohet që toka, nga njëri pol në tjetrin, është rënduar me farërat që ata kanë hedhur dhe është duke pritur me padurim një lindje të bekuar. Në të njëjtën mënyrë, të gjitha krijesat njerëzore janë gjallëruar për të vështruar shenjat e kësaj ngjarjeje të bekuar. Ndonëse zërat dhe këngët mund të ndryshojnë, ajo që është ndjerë thellë në zemra, është gjithmonë e njëjta. Dhe erërat e agimit janë duke sjellë një zë prej lumit të jetës me Jobin (Ejupin) dhe shpërndajnë aromën abrahamike prej këmishës së Josefit tek Jakobi.
Kjo mund të jetë si prova finale për ne, përparimi ynë në pozicionin e vërtetë, po ashtu shihet si një mesazh tjetër drejtuar njerëzimit për rigjallërimin e tij. Si një çështje në fakt, kombet e dëshpëruara nga krizat e ndryshme kanë qenë gjithashtu në pritje të një puhize të tillë shprese. Sa me fat janë kuadrot e bekuar, iniciatorët e një ngjarjeje të tillë. Dhe, përsëri, sa me fat janë ata, zemrat e të cilëve e ndjejnë menjëherë këtë puhi.
Ne besojmë sinqerisht që pamja dhe qëllimet e kësaj bote janë duke ndryshuar dhe që njerëzimi do të shtendoset me këta heronj që i janë përkushtuar përkrahjes dhe glorifikimit të vlerave njerëzore. Në botën e ardhshme, mendimi njerëzor do të intensifikojë ndoshta më shumë dritën e tij përmes këtyre njerëzve, qëllimet njerëzore do të jenë arritur dhe shumë prej idealeve tona do të jenë realizuar përmes tyre. Këto ideale do të jenë përmbushur në një shkallë të tillë që do të kapërcejnë edhe ëndrrat tona më utopike. Në të vërtetë, të gjitha këto gjëra sigurisht që një ditë do të kenë gjetur vendin e tyre dhe, kur të vijë kjo kohë, ata që i kanë zemrat e boshatisura dhe fatin e nxirë, do të pendohen, qajnë, dhe kërkojnë falje prej këtyre shpirtrave të ndriçuar, ndonëse do të jetë shumë vonë për ta që të kompensojnë rastet e humbura. Vetëm nëse këta mëkatarë dhe shpirtra të ashpër mund të tregohen paksa më mirënjohës dhe të ndershëm përpara se dita të arrijë, një ditë kur do të ndjejnë dëshpërim dhe pendim, atëherë ata nuk do ta errësojnë të ardhmen e tyre.
Duke u përpjekur për të ndriçuar çdo pjesë të botës me një devocion që është i përshtatshëm për bashkëpunëtorët e Profetit, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, me mospërfillje për dëshirat e tyre dhe duke vepruar me qëllim që të jetojnë për të tjerët pa u mburrur - në të kundërt, gjithmonë kokulur në veprime - këta heronj legjendarë janë duke u shfaqur sot, pavarësisht nga shumë faktorë negativë, një bujari e rrallë po hyn në histori, ata kanë ardhur t'i shërbejnë njerëzimit. Ata janë duke pëshpëritur diçka nga thellësia e zemrave të tyre, duke krijuar një parajsë në tokë, duke mbjellur fidanë të rinj kudo, duke u përpjekur të shfaqin vetveten dhe duke ftuar gjithsecilin në amshim, gjithmonë besimtarë, të vendosur, përcaktues, dhe shpresëdhënës për të ardhmen. Udha në të cilën ecin mund të jetë e rrezikshme. Megjithatë, janë të vetëdijshëm për këtë. Ata tashmë i kanë bërë llogaritë që rruga do të jetë e vështirë dhe e pasigurt, që urat do të jenë të pakalueshme dhe udhët e tyre do të jenë të bllokuara. Ata gjithashtu janë duke pritur trazira nga armiqësitë dhe urrejtja. Eshtë e vërtetë që kanë një besim të patundur në rrugën që ndjekin. Akoma, ata janë gjithmonë të ndërgjegjshëm se ekziston mundësia që të ndeshin në pengesa por nuk mund ta imagjinojnë një kthim prapa. Pikërisht për këtë arsye, i vështrojnë këto vështirësi dhe vuajtje si gjëra kalimtare dhe të veçanta në udhën hyjnore dhe ruajnë qetësinë e tyre pa humbur kurrë entuziazmin. Kundër këtyre vështirësive, ata dorëzohen tek Zoti duke gjetur mbrojtje në kështjellën e pamposhtur të besimit, duke u përpjekur t'u përmbahen ngjarjeve dhe epokës në të cilën ata jetojnë dhe të ecin në horizontin e pëlqimit të Zotit duke besuar në premtimin e Tij për sukses.
Në fakt, është e dëmshme për ndonjërin që t'i këshillojë gabim këta njerëz të ndershëm që jetojnë në harmoni me zemrën dhe intelektin për të lartësuar vlerat në të cilat ata besojnë. Askush nuk mund të ndalojë veprimtarinë e tyre në përputhje me pëlqimin e Zotit dhe po ashtu përpjekjet për të rrënjosur kudo në botë ndjenjat e tyre dhe të Krijuesit. Me këtë ndjenjë përgjegjësie dhe respekti, ata kanë mundur të qëndrojnë të palëkundur si malet dhe të sfidojnë stuhitë dhe shtrëngatat, të përleshen me elementët e natyrës dhe, duke zbuluar sekretin se si mund të piqen frutat në të gjitha stinët, të kujdesen për rritjen e trëndafilave dhe të këndojnë këngë për to.
Derisa veprimtaria e tyre të jetë aktive, ata sillen gjithmonë me të njëjtën rregullsi si zembereku i orës, shembuj të përtëritjes, lulëzimit dhe drejtësisë. Në qëndrimet e tyre nuk shikon mungesë harmonie dhe po ashtu në pamjen e tyre nuk mund të shohësh hidhërim. Zemrat e tyre janë aq të pastra dhe të kthjellta porsi zemrat e engjëjve, dhe gjuhët e tyre janë interpretuese të pagabueshme për thellësitë e tyre të brendshme. Në këtë sens, qëndrimet dhe veprimet e tyre janë pothuajse gjithmonë objekt i smirës dhe zilisë dhe pamja e tyre po ashtu është ngacmuese. Çfarë mendojnë ata pa ndërprerje në botën e tyre të brendshme është konsiderata për Zotin, në fjalët e tyre shihet qartë dashuria e thellë për Zotin, një dashuri për ekzistencën dhe tolerancën, mëshirën, përkujdesjen dhe mirëkuptimin. Qëllimi i tyre i përbashkët është pëlqimi i Zotit. Pasioni i tyre i nevojshëm është të studiojnë dhe interpretojnë universin dhe fenomenet në mënyrë korrekte. Pamja e vërtetë e natyrës së tyre është dashuria dhe orientimi i zemrave tek njerëzit.
Në momentin që ata shprehin qëndrimin e tyre drejt Zotit me dashurinë më të thellë, ata treten dhe janë në gjendje të depërtojnë në zemrat më të ngurta dhe në karakteret më të ashpër me çelësin magjik të dashurisë, ata përpiqen të jetojnë me rëndësinë e bekimeve të Krijuesit Sublim. Ata dashurojnë dhe janë të dashuruar, me një ambicie profetike, qëndrojnë si malet ndaj sulmeve më të pamëshirshme. Kur shikojnë përreth, vështrojnë me sytë hyjnorë. Ata as nuk rrëzohen nga shtrëngatat e furishme dhe as tronditen nga tërmetet më të fuqishme. Dallgëve dhe rrebesheve u tregojnë gjoksin dhe gjithmonë tregojnë zemërgjerësinë e tyre karakteristike.
Këta trima janë të ndërgjegjshëm se çfarë është e nevojshme për të ndërmarrë këtë mision të stërmadh për të kërkuar arritjen e pëlqimit të Zotit dhe prandaj janë gati për ta përballuar këtë nismë, rrethanat nuk kanë rëndësi. Në përshkrimet e personaliteteve të tyre, ata janë të përpiktë dhe të thjeshtë si një qiri, projektuar të digjen dhe ndriçohen, dhe megjithatë gjithmonë të motivuar dhe gati për t'u krahasuar me të shenjtët, edhe nëse ata nuk shfaqen konkurrues. Edhe kur ata duken të heshtur, janë gjithmonë plot gjallëri, të vendosur dhe të ethshëm në aktivitetin e tyre të brendshëm. Gjatë kësaj periudhe, ata dëshirojnë detrat, ujin dhe dallgët ose vendet e largëta dhe të ftohta me retë e krijuara me avujt e tyre. Afër apo larg, ata përgatisin eliksirin e jetës kudo dhe shtegtojnë duke frymëzuar përtëritjen në trupat e qullët që kanë vuajtur përgjatë viteve. Ata rrëfejnë pa u lodhur tregimet e zemrave të tyre për të tjerët dhe i mbajnë larg prej thashethemeve ose diskutimeve që mund të lindin prej urrejtjes në shoqëri.
Si gjithmonë, ata ëndërrojnë të jenë të dobishëm për njerëzit, e ndjejnë në mënyrë të sinqertë thellë në shpirtrat e tyre agoninë dhe depresionin e të tjerëve, mbajnë një qëndrim mikpritës me këdo që i viziton ata, duke dëgjuar problemet e tyre, dëshpërohen për ta, gjejnë të dërrmuarit nga pikëllimi dhe nxitojnë së bashku me njerëzit që kanë të njëjtin pasion të lehtësojnë dhimbjet e tyre. Gjatë kësaj kohe, ata sfidojnë me guxim vështirësitë, mbjellin trëndafila me vendosmëri edhe në mes të ferrave. Ata vazhdimisht këndojnë për trëndafilat.
Nganjëherë, nën ndikimin e një brenge dhe dhimbjeje të madhe, këta njerëz ndryshojnë ngjyrën e gjakut, si një trëndafil që është duke vajtuar farërat që ka lëshuar në tokë. Në momente të tjera, ata pothuajse egërsohen dhe meloditë e tyre kthehen në vajtime. Pavarësisht nga e gjithë kjo, ata vënë duart mbi zemrat e tyre, dhe pëshpërisin "gjithçka është prej Zotit" dhe ecin drejt qëllimit të tyre duke buzëqeshur dhe duke kthyer vendet të cilat i vizitojnë, në kopshte të gjelbëruara. Njerëzit të cilëve ata u kanë dhënë një dorë, i kanë përtëritur, ndjehen sikur të jenë dehur nga eliksiri i jetës. Duart e ndihmës së tyre janë të ndritshme, si duart e bardha dritëlëshuese të Moisiut. Përpjekjet e tyre i zgjidhin të gjitha magjitë e magjistarëve, duke i bërë të gjithë mendimet faraonike të kapitullojnë.
Ata kanë një frymëzim dhe pasuri të tillë sa që pasuria e Krezusit është e papërfillshme nëse krahasohet me atë. Nëse bota dëshiron, ata mund ta mbajnë të tërën me këtë pasuri dhe ngrohtësi. Peshorja e mëshirës - në të cilën ata jetojnë - është gjithmonë e anuar në krahun e bujarisë, aq shumë sa ka tërbuar djajtë.
Ata e kanë të qartë ku duhet t'i investojnë jetët e tyre. Dhe si rezultat, ata janë mjaft të aftë në shkëmbimin e përkohshëm të gjërave, për amshimin. Kohën nuk e çojnë kurrë dëm dhe nuk pranojnë që kualiteti i shërbimit dhe detyrave e tyre të pësojnë rënie. Morali i tyre është i lartë, vullneti i tyre është për t'u admiruar dhe vendosmëria e tyre është e pandryshueshme. Besimi dhe veprimi janë një disiplinë e rëndësishme për zemrat dhe sjelljen e tyre. Ata nuk i druhen asnjeriu me përjashtim të Zotit dhe janë gjithmonë të ndershëm. Ata qëndrojnë të paanshëm dhe ecin kokulur drejt qëllimit të tyre për të ndriçuar të tërë botën. Ata përhapin mendimet e tyre të shenjta porsi erërat që herë pas here hedhin farërat përreth tyre dhe më pas, duke lënë shiun të bjerë, shpërndajnë jetë në sipërfaqen e tokës. As pengesat në aktivitetin e tyre dhe as krizat e njëpasnjëshme nuk mund t'i trondisin. Ata përsërisin shpesh betimin e tyre dhe ia kushtojnë të gjitha bekimet e Zotit të bëra për ta, përforcimit të shpirtit të tyre monumental. Kudo mund të gjendet feja, fetaria dhe aprovimi i Zotit, është kjo arsyeja që ata përpiqen të qëndrojnë, ata vrapojnë drejt përmbushjes të kërkesave të Tij. Ata marrin ndëshkime aq të rënda në ndjekje të çështjeve tokësore, saqë njerëzit që i shikojnë këta trima, mendojnë se janë nga pjestarët e kësaj bote, që nuk kanë dijeni për botën e përtejme. Kur vështrojnë dashurinë tek ta, megjithatë, i mendojnë si krijesa të një rangu të lartë.
Neveria i pushton nga mendimi se jetët e tyre mund të jenë të boshatisura dhe të rrënuara. Ata janë gjithmonë aktivë në mëkëmbjen e jetës fetare, duke kompozuar apo shkruar diçka nëse janë të arsimuar, ose duke paraqitur një penë tek ata që janë shkolluar. Ata gjithmonë vazhdojnë të përpiqen për të dhënë kontributin e tyre në karavanin e shërbimit. Ata duan dituritë, duke respektuar të diturit, zënë miqësi me njerëz të ndjeshëm dhe vazhdimisht lavdërojnë të Dashurin në kuvendimet e tyre.
Edhe nëse nuk ishin njerëzit e duhur të lënë në tokë, edhe nëse të gjithë horizontet ishin errësuar nga pluhuri, edhe nëse rrugët kanë qenë të pushtuara nga shthurja e përgjithshme, edhe nëse ferrat ishin më të shumta se trëndafilat, edhe nëse shëtitorja ishte populluar me laraska që mbysnin këngët e bilbilave, edhe nëse grerëzat ishin duke fluturuar rreth enëve me mjaltë, edhe nëse vetmia e një xhungle të frikshme po dominonte rrugët, edhe nëse nuk kishte mbetur respekt për dituritë, edhe nëse dijet ishin dëbuar nga çdo derë, edhe nëse njerëzimi kishte rënë viktimë e pabesisë, edhe nëse miqësia ishte harruar dhe shokët ishin kthyer në armiq, ata do të qëndrojnë akoma të patundur dhe thonë: "Unë qëndroj ndonëse të gjithë të tjerët janë rrëzuar! Gjithkund mund të kthehet në shkretëtirë. Por nuk ka ndonjë problem, për më pas kam lotët e mi për t'u njomur. Zoti më ka dhënë dy këmbë për të ecur dhe dy duar për të punuar. Unë besoj se kapitali dhe territori im është zemra ime e paanë. Mundësitë për të mëkëmbur botën janë duke më pritur mua. Me këto mundësi, unë mund ta kthej të tërë botën në një parajsë, me dëshirën e Zotit. Pse shqetësohemi për të ardhmen kur kjo tokë është kaq pjellore? Për më tepër, a nuk ka premtuar Zoti të vlerësojë një në një mijë në botën tjetër?" Dhe atëherë ata përparojnë, pavarësisht se urat janë të shkatërruara dhe rrugët të bllokuara. Si një lumë, ata sjellin jetë në çdo gjë, shuajnë zjarret që janë tek gjithsecili dhe gjenden ngado. Ose si zjarr, edhe nëse është nxjerrë jashtë vetes, ata mbrojnë njerëzit ndaj të ftohtit. Si qirinj, ata treten, për t'u dhënë dritë mijëra syve. Rruga e vërtetë nëpër të cilën ata ecin, është një drejtim i përbashkët për të shenjtët dhe kurrë nuk është vërtetuar që udhëtarët në këtë rrugë kanë dështuar për të arritur në destinacionin e tyre.
Ata janë vazhdimisht të sigurtë dhe entuziastë, mjaft zemërgjerë, për të harxhuar pa hesap të gjithë pasurinë e tyre në emër të Zotit. Ata i kalojnë jetët e tyre në festë për gjithçka kanë falur dhe dhuruar, duke shpresuar të gjejnë shumëfishin për atë që kanë dhënë në këtë botë. Në sytë e tyre, kjo nuk është gjithçka për të mbrojtur dhe shfaqur fenë në të gjithë botën. Ata e kuptojnë këtë qëllim si shkakun e ekzistencës së tyre dhe jetojnë në përputhje me të. Të gjithë ata janë të vetëdijshëm për këtë qëllim, prandaj vijnë së bashku me synimin për ta projektuar atë dhe për të thelluar këtë frymë kolektiviteti nga lidhja e tij me Zotin. Banorët më të lartë të qiejve gjithashtu i përshëndesin ata dhe lehtësojnë udhëtimin e tyre në rrugët për vërtetimin e misionit të shenjtë.
Kurrë nuk marrin në konsideratë mirëqenien e tyre dhe gjithmonë kanë Zotin në mendje. Ata mbajnë lart virtytin, përkrahin vlerat njerëzore, hapin zemrat e tyre për gjithsecilin me një mënyrë profetike dhe jetojnë për të tjerët. Në përgjigje për bujarinë e tyre, Zoti i shpërblen me privilegje të papritura në një ditë kur këmbët dhe duart tona nuk janë më në punë. Ai u dhuron atyre pendë nga krahët e engjëjve dhe u cakton atyre një takim me Prezencën e Tij të Shenjtë. Zoti gjithashtu i përfshin ata mes bekimesh, duke i trajtuar si të ftuarit e Tij të veçantë dhe i kurorëzon të gjitha këto bekime, me pëlqimin e Tij.
- Publikuar më .