Toleranca

TolerancaSi një komb, ne jemi duke dëshmuar një zell të madh për rimëkëmbje dhe përtëritje. Nëse një erë në drejtim të kundërt me ne nuk na ndalon dot, vitet që do vijnë do të jenë “vitet për përshtatshmërinë” tonë, ndonëse, aty gjenden dallime në rrugët për rimëkëmbje dhe përtëritje. Ka qenë e vështirë në arritjen e një mirëkuptimi të ndërsjelltë si për mënyrat që ne duhet të miratonim dhe ato që duhet të flaknim tutje lidhur me përtëritjen e jetës sonë intelektuale dhe kulturore duke lënë pas shekujt e kaluar. Gjithashtu ka ekzistuar një dallim në mënyrën dhe metodën e përdorur për të shfaqur një model të ri në shoqëri. Ngjyrimet që shfaqen në ndërtimin e një ure midis së kaluarës dhe së ardhmes na mbushin me shpresë, megjithatë në të njëjtën kohë duket që ditë të vështira na presin ne.

Në këtë mënyrë, ndërsa ecim drejt së ardhmes si një komb i tërë, toleranca është streha më e sigurtë dhe fortesa jonë kundër pengesave që lindin prej përçarjes, fraksioneve, dhe vështirësive të natyrshme në arritjen e një harmonie të ndërsjelltë, vështirësi që na presin në çdo hap tonin.

Ne duhet të kemi një tolerancë të tillë që të jemi në gjendje të mbyllim sytë para dobësive të të tjerëve, të kemi respekt për idetë e ndryshme dhe të falim çdo gjë që është e falshme. Në fakt, edhe kur përballemi me shkeljen e të drejtave tona të patjetërsueshme, ne duhet të mbetemi të respektueshëm për vlerat njerëzore dhe të përpiqemi të vëmë drejtësi. Edhe përpara mendimeve më të ndyra dhe ideve më vulgare, ide në të cilat ne e kemi të pamundur të jemi pjesëmarrës, me përkujdesjen e një Profeti dhe pa humbur karakterin tonë, ne duhet të përgjigjemi me butësi. Kjo butësi është paraqitur në Kur'an si “fjalët e urta”, ato do të prekin zemrat e të tjerëve. Kjo butësi është rrjedhojë e një zemre të dhembshur, e një fisnikërie të ofruar dhe e një qëndrimi të shtruar. Ne duhet të shfaqim më shumë tolerancë për të përfituar nga qëllimet e kundërta më shumë forcë që të mbajmë zemrën, shpirtin dhe ndërgjegjen tonë aktive dhe të vetëdijshme, edhe nëse këto ide direkt apo indirekt nuk na tregojnë ne asgjë.

Toleranca, një term që ne e përdorim herë pas here në vend të fjalëve respekt, mëshirë, bujari, ose vetpërmbajtje, është elementi më esencial për sistemet morale, burimi më i rëndësishëm i disiplinës shpirtërore dhe një virtyt hyjnor për njerëzit e përkryer.

Nën lupën e tolerancës, cilësitë e besimtarëve arrijnë lartësi të reja dhe shtrihen në pafundësi, gabimet dhe të metat bëhen të parëndësishme dhe të largëta, ndërsa janë aq të pakonsiderueshme sa mund të zënë vend në një gishtëz. Në fakt, trajtimi i Tij është përtej kohës dhe hapësirës që kalon gjithmonë përmes prizmit të tolerancës, dhe e presim atë të na përqafojë ne dhe gjithçka prej krijimit. Sepse për gjerësinë e këtij përqafimi, kur një femër e shthurur i ka dhënë ujë një qeni të etur, ka prekur dorezën e "Derës së Mëshirës," ajo e ka gjetur veten në një rruginë ku shtrihen dëlirësia dhe Parajsa. Gjithashtu për shkak të dashurisë së thellë që ndjente për Zotin dhe të Dërguarin e Tij, një i dehur e shkundi veten dhe arriti të bëhej bashkëpunëtor i Profetit. Në një shembull tjetër, me më të voglën e favoreve Hyjnore, një vrasës gjakësor u shpëtua nga psikozat monstruoze dhe u drejtua për në rangun më të lartë, një pozitë që gjendet larg aftësive të tij natyrore dhe, ku më në fund ai arrin në të vërtetë.

Ne të gjithë duam që gjithsecili të na shikojë përmes kësaj lupe, të kërkojmë erërat e mirëkuptimit dhe ndjesë për dëmtimin e vazhdueshëm të mjedisit tonë. Të gjithë ne dëshirojmë t'i referohemi të kaluarës sonë dhe të tashmes për klimën e tolerancës dhe të durimit që shpërndan, shndërron, qartëson, dhe pastron, atëherë ecim drejt së ardhmes me besim, pa asnjë ndjenjë ankthi. Ne nuk duam që e kaluara jonë të jetë e kritikueshme ose e ardhmja të jetë e errët për arsye të së tashmes sonë. Të gjithë kërkojmë dashuri dhe respekt për gjatë gjithë jetës, shpresojmë për tolerancë dhe mirëkuptim dhe duam të jemi të përfshirë nga ndjenjat e bujarisë dhe mëshirës. Ne presim tolerancë dhe mirëkuptim prej prindërve tanë në shtëpi në përgjigje të djallëzisë, prej mësuesve tanë në përgjigje të gabimeve tona në shkollë, prej atyre viktimave të pafajshme ndaj të cilëve ne kemi vepruar dhe i kemi dhunuar pa të drejtë, prej prokurorëve dhe gjykatësve në gjykatë, prej komandantëve tanë në ushtri, prej inspektorëve të policisë dhe prej Gjykuesit të Gjykimit në Gjykatën më të Lartë.

Ndërkaq, është shumë e rëndësishme që ta meritojmë atë që kërkojmë. Dikush që nuk fal, nuk mund të ketë të drejtë të kërkojë mirëkuptim. Gjithsecili do të përballet me mungesë respekti në atë shkallë sa ai ka qënë i parespekt ndaj të tjerëve. Ndokush që nuk dashuron, është i padenjë për të qenë i dashuruar. Ata të cilët nuk përqafojnë gjithçka për krijesat njerëzore me tolerancë dhe mirëkuptim kanë humbur vlerën e tyre për të pritur mirëkuptim dhe falje. Një fatkeq që ka mallkuar të tjerët, nuk ka të drejtë të kërkojë respekt prej tyre. Ata që mallkojnë, do të jenë të mallkuar dhe ata që godasin, do të jenë të mposhtur. Nëse muslimanët e vërtetë i vëzhgojnë parimet kur'anore siç i ndjekin, shkojnë në rrugën e tyre dhe tolerojnë mallkimet thellë në zemrat e tyre, atëherë të tjerë do të shfaqen me qëllim që të zbatojnë drejtësinë e Paracaktimit (Kaderit) për të cilën ata na kanë mallkuar ne.

(Robtë e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur dinjitetin e vet. (el-Furkan 25:72)

O ju që besuat vërtet dhe i falni (gabimet e tyre) (et-Tegabun 64:14)

Në vendet ku mbizotëron korrupsioni, intoleranca dhe mungesa e mëshirës, nocione të tilla si liria e mendimit, kritika e qytetëruar, shkëmbimi i ideve në përputhje me normat e drejtësisë dhe debati i paanshëm janë të përjashtuara, është e pakuptimtë të flasësh për përfundimet e logjikës dhe frymëzimit. Për opinionin tim, mund të jetë kjo arsyeja e vërtetë që nuk ka pasur përparim përgjatë viteve, pavarësisht nga bollëku i mburrjeve boshe.

Për vite me radhë, kanë qenë të panumërta rastet e imoralitetit. Cilësitë e mia nuk më lejojnë që të flas hapur për to, ndonëse këto veprime kanë marrë pjesën e tyre të tolerancës. Përpos kësaj, sabotatorët vazhdojnë të etiketojnë njerëzit e pafajshëm si "fanatikë të prapambetur që mbështesin regjimet teokratike." "Fundamentalizmi" është një term tjetër në modë me të cilën i përbaltin ata. Për më tepër, Islami ka qenë akuzuar se nuk ka përparuar në të njëjtin ritëm me kohën. Ne sot shpesh vëzhgojmë me pikëllim që ata nuk kanë bërë asgjë më shumë veç kanë shfaqur ndjenjat fetare të tyre që janë damkosur si reaksionare, fanatike dhe fundamentaliste. Fatkeqësisht disa njerëz nuk arrijnë të bëjnë dallimin midis fesë së vërtetë dhe fanatizmit të verbuar.

Eshtë e pamundur të bisedosh rreth ideve të përbashkëta ose një ndjenje kolektive në komunitetet ku individët nuk i vështrojnë të tjerët me tolerancë ose në vendet ku shpirti i vetpërmbajtjes nuk është i mbrojtur plotësisht. Në këto vende, idetë do të përpijnë njëra tjetrën në vorbullën e konflikteve. Puna e mendimtarëve do të jetë e padobishme dhe do të jetë e pamundur të ngresh zërin për lirinë e besimit ose të mendimit. Këto nocione nuk do të jenë pranuar as për fasadë. Në fakt, nuk mund të thuhet që në një vend të tillë aparati shtetëror përfaqëson një sistem apo drejtësi të vërtetë. Edhe nëse ky përfaqësim është i mbuluar, nuk është gjë tjetër veç një mashtrim. Të themi të drejtën, në një vend ku nuk ka tolerancë, është e pamundur të flasësh për zhvillimin e mjeteve të komunikimit masiv, për mendimin e përparuar ose, për më tepër, për aktivitetet kulturore që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të. Çfarë dallojmë ne kur vërejmë në gjërat që mbartin emërtime të tilla, janë vetëm ca kotësi, përpjekjet e njëanshme bëhen në përputhje me njëfarë mendimi dhe njëfarë filozofie. Të presësh prej kësaj diçka të ëmbël, të dobishme dhe shpresëdhënëse për të ardhmen, është e kotë.


* Ky artikull është shkruar në vitin 1996 dhe origjinali i tij gjendet në Yeseren Dusunceler, Kaynak, Izmir, 1966, f. 19-22.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.