Shtypi shqiptar publikon deklaratën e Fethullah Gylen për mediet amerikane
Fethullah Gylen: “Egërsitë e ISIS duhet të gjykohen sa më ashpër”
Deklarata që mendimtari turk, Fethullah Gylen, ka dhënë vetëm disa ditë më parë për gazetat më prestigjioze amerikane, është botuar gjerësisht në shtypin shqiptar, si në gazetën "Panorama", "Mapo" dhe "Gazeta Shqiptare", ku artikulohen me notat më të sinqerta hidhërimi i tij, si dhe thirrja për dënim të akteve terroriste të ISIS. Kjo deklaratë, e cila e mbartte tonin e saj që në titullin "Egërsitë e ISIS duhet të dënohen sa më ashpër" duket të jetë duke bërë turin e saj në mbarë shtypin botëror, për të vënë në pah mendimin e këtij personaliteti përsa i përket ndasisë mes parimeve thelbësore të Islamit dhe sjelljeve e veprimtarisë së ISIS.
- Publikuar më .