Joyce Davis: Erdogan po dëmton Turqinë duke përfolur emrin e Fethullah Gylenit
Gazetarja profesioniste lidhur me çështjet e Lidhjes së Mesme, njëkohësisht edhe autorja e dy librave tejet të rëndësishëm për Islamin, Joyce Davis është shprehur se është një fatkeqësi që Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është vazhdimisht duke përfolur dhe përkeqësuar emrat e Fethullah Gylenit apo turqve që ndajnë një vizion paqësor për botën.
Davis, aktualisht, është drejtuesja Harrisburg e organizatës së quajtur Këshilli i Çështjeve Ndërkombëtare me qendër në Washington. Ajo theksoi, se shpifjet e hedhura prej presidentit turk pa pasur kurrfarë minimumi faktesh janë duke e dëmtuar jashtëzakonisht imazhin e Turqisë nëpër botë. Davis e vazhdonte deklaratën e saj me fjalët: "Kjo fushatë, që Erdogan ka ndërmarrë ndaj miqve tanë turq në të gjithë botën, është duke dëmtuar, si vendin e tij, ashtu edhe reputacionin e tij në Evropë apo Amerikë."
Ata janë pjesëtarë të nderuar të shoqërisë sonë
Specialistja amerikane thotë ndër të tjera, se vizioni i Lëvizjes Shërbim të Fethullah Gylen është që t'i nxisë ithtarët e saj në mbarë botën që t'i shërbejnë njerëzimit, duke përhapur një frymë paqeje dhe mirëkuptimi kudo ku gjenden.
"Përveç ndihmave të shumta, që Hizmeti është duke u dhënë njerëzve në nevojë të shoqërisë sonë, ata përpiqen që të bashkëpunojnë me deputetët e zgjedhur, të cilësdo partie qofshin ata për të mund të dhënë një shërbim sa më të gjerë në kuadër të përhapjes së frymës së miqësisë mes njerëzish me prejardhje të ndryshme besimi dhe kulturore." - u shpreh znj. Davis. "Veç kësaj, ndjekësit e kësaj lëvizjeje janë ndër pjesëtarët më të respektuar në shoqëri.", - qenë fjalët që ajo shtoi më tej."
Davis, e cila deklaron: "Nuk mendoj, se populli që jeton në Pensilvani e njeh mjaftueshëm Gylenin apo Lëvizjen ndjekëse të ideve të tij. Arritja e lidhjeve paqësore mes njerëzve, duke u njohur shembulli që Lëvizja Shërbim i ofron botës islame, ka për ta pakësuar edhe dhunën mes myslimanëve.", e vë theksin në "nevojën e madhe që ekzison për zëra si ai i Gylenit, përsa i përket vlerësimit të drejtë të mësimeve që na jep Islami, si për vetë myslimanët, ashtu edhe për ne."
Joyce Davis, autorja e librave "Mes xhihadit dhe selamit (paqes): Profile në Islam" dhe "Martirët: Pafajësia, hakmarrja dhe dëshpërimi në Lindjen e Mesme", ka punuar për vite me radhë në NPR. Ajo jep mësime si e ftuar nderi në shumë institucione prestigjioze të arsimit rreth temave që kanë të bëjnë kryesisht me Lindjen e Mesme apo Islamin. Gjithashtu, kontributi i saj është vlerësuar shumë herë me çmime të rëndësishme të fushës akademike.
- Publikuar më .