Bernardt Bot: Hizmeti përpiqet për të mirë të njerëzimit

Bernardt Bot: Hizmeti përpiqet për të mirë të njerëzimit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Hollandës, Bernardt Bot, është shprehur, se nuk është që nuk është duke e kuptuar dot armiqësinë e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ndaj Lëvizjes së Hizmetit.

Bot, i cili e njeh Turqinë më nga afër ngase i është dashur që të kryejë detyrën e ambasadorit në Ankara për një kohë konsiderueshëm të gjatë, në një deklaratë që ka dhënë për gazetën Zaman Vandaag, e cila botohet në gjuhën hollandeze, është shprehur, se nuk arrin dot ta kuptojë se si mund të formohet një lidhje mes kësaj lëvizjeje dhe terrorit, e aq më pak se ku mund të shihet rreziku prej saj.

'HIZMETI ËSHTË DUKE U PËRPJEKUR PËR TË MIRËN E NJERËZIMIT, NDAJ KU NA QENKA KUNDËR SHTETIT'

Ish-ministri Bot tha se njeh mjaft ndjekës të kësaj lëvizjeje, me të cilët edhe ishte ulur për të diskutuar në veçanti. "Kjo lëvizje derdh mund për një arsimim në të mirë të njerëzimit nëpërmjet përgatitjes sa më të mirë të të rinjve. Si një njeri që i ndjek nga jashtë këto zhvillime, nuk mund ta kuptoj se pse na qenka kundër prosperitetit të shtetit. Si çdokush në Hollandë, që ka të drejtat e tij të plota për të thënë mendimet e veta, edhe mendimtari Fethullah Gylen ka të drejtën e plotë të thotë të metat e Erdoganit. Nuk do të jetë kurrsesi duke bërë diçka të gabuar, e tevona as nuk do të jetë kthyer medoemos në një lëvizje terroriste. As që e kuptoj dot se ku qëndron rreziku."

'PAS FITORES SË ZGJEDHJEVE MENJËHERË PAS AFERAVE KORRUPTIVE NUK KEMI MË NJË PAMJE TË QARTË RRETH TURQISË'

Ndërsa përsa i përket arrestimit të forcave policore që udhëhoqën operacionet antikorrupsion në 17 dhe 25 dhjetor, Bot u shpreh se njerëzit në Evropë nuk janë më në dijeni të asaj se ç'është duke ndodhur në Turqi. "Menjëherë pas bumit të lajmeve rreth aferave korruptive dëgjojmë se Erdogan ka fituar zgjedhjet me një shumicë dërrmuese. Gjë nëpërmjet të cilës vërejmë se populli turk qenka në mbështetje të tij. Ndaj, mund të themi, se nuk kemi më një pamje të qartë rreth asaj që është duke ndodhur në Turqi. Në fakt, nëse nuk bëhet fjalë për shqetësim të vendeve fqinje, askush nuk ndërhyn në punët e brendshme të një shteti. Kjo është një çështje, të cilën shteti duhet ta zgjidhë brenda përbrenda vetes. Bashkimi Evropian mund të përfshihet në këto çështje vetëm nëse nis një proces të ri bisedimesh serioze.

PO NUK PATE DIÇKA QË I FSHIHESH, NUK KE PSE TREMBESH

Ish-ministri i jashtëm hollandez, pohon, se për sa i përket çështjes së përgjimeve, Erdogan e di mjaft mirë, si çdo lider tjetër shtetëror, se çdokush mund të përgjojë këdo, u gjend në këto qasje: "Çdo gjë brenda qerthullit të mundësisë për të ndodhur, mund të ndodhë. Në fund të fundit, ky është një përfitim përsa i përket njësive të shërbimeve informative. madje, nganjëherë ato edhe ndajnë informacione me njëra-tjetrën. Siç është shprehur edhe NSA, "Po nuk patët diçka që doni medoemos ta fshihni, nuk keni pse të trembeni.", më saktë, ne kemi rreth 50 vjet që përgjojmë njëri-tjetrin, mirëpo kjo vetëm sot bëhet publike. Si një specialist i kësaj fushe, unë ju siguroj se të gjithë përgjojnë njëri-tjetrin. Ku të jepet mundësia, nis menjëherë përgjimi. Shumica e telefonatave zaten janë në përgjim të vazhdueshëm."

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.