Nata e Mirë e Miraxhit
Përsëri gjuhët me falenderime folën këtë natë,
Fryu flladi e solli plot të mira këtë natë!
Këtë natë që Përtej ia mbërritën shpërblimet,
Dhe vrapuan zemrat me Dhuruesin e Lartë këtë natë.
Syverbues flakëroi përsëri nga dora e Dashnorit një shkëlqim.
U qartësuan për një çast të fshehtat këtë natë.
Për shpirtrat që rënkojnë të djegur në vetmi,
la mbërriti nga Froni i Lartë shërimi këtë natë.
Molekulat –gjuhëprerëse, një libër mahnitës- qenia;
U dëgjua ngado një tjetër dëshmi e Zotit këtë natë.
Shpëtim lypëm grupe-grupe në Portën e të Dashurit të Zemrave,
Erdhi vendimi i faljes për fajtorët këtë natë.
Gjithë fytyrat e zeza u zbardhën, sado qofshin,
Ndër shpirtra zbriti Bamirësi e Mëshiruesi këtë natë.
- Publikuar më .