Madhështim-1
Ishtangur e i mpirë, një dhimbje pa ndjerë e pa një hall,
Një rezil nëpërkëmbur e rebel, një i mbytur jam, Imzot!
Le të hapet perdja e asaj Fytyrës Përsosmërisht të Shenjtë!
Fytyrës Tënde nga buron dija, devotshmërisht besnik i jam, Imzot!
Ceremonia e Pritjes Tënde të Dashur një mijë e një perla kërkon,
E n'sa unë një kurbetçi qaraman i shtënë gjer n'harrim pas Teje jam, Imzot!
Kush kapërcen vetveten, në Tënden Kurorë të Ndritshme Hyjnore hyn;
Në mijra halle rënë, pas asaj dëshire i pasionuar jam, Imzot!
Mexhnun bëhet Fytyrën Tënde kush sheh, o Burim i Bukurisë,
Në prak të Derës Tënde-një pamje mirazhi – një lypës jam, Imzot!
Në eterin e ndarjes gjithë u dogja, gjithë u përvëlova,
Një fyell që vajton mëngjes e mbrëmje jam, Imzot!
N'sa agimet lumturi kundërmojnë gjer çdo mbrëmje vonë,
Në zjarrin e ndarjes dhe vetmisë pse të digjem unë, Imzot!
Më bëj një favor, mos ma ler vetveten të ndarë kështu!
E në se Ti s'më bën favor, si mundem durim të bëj, Imzot!
Panegjirik kushtuar Madhështisë së Zotit
- Publikuar më .