Ideali i Shpirtit Tim

Në krahët e të mirave tokësore me rehatinë gju më gju,
Hidhja shtat çdo ditë me gaz, sy më sy...

Mes ngjyrave kuptimi tylëzohej perde-perde
Dhe hapej si gonxhe drejt shndërrimit në qenie...

Në çdo perde përqafim më vete, më vete kënaqësi,
Në diturinë e vetëdijes shihja: çdo anë bukuri...

Në çdo qoshe pleksur bukuritë, kuptimet pleksur,
Më rri përballë natyra: një trëndafil i bukur.

Zërat, ngjyrat, përmasat... pas kësaj gjeometrie të mahnitshme
u hutuva!
Në tingujt e muzikës së gjithësisë u harrova...

Zhurmëronte njeriu, kafshët, pemët, toka, ç'të jetë...
Qielli mbi kryet tonë-një libër i hapur fletë-fletë...

Dy piktura ballëpërballë njeri-tjetrin e shikojnë,
Yjet nga lart na e bëjnë me sy e na ftojnë.

Gjithë frymëmarrjet direjt Tij, drejt Pafundësisë shkojnë,
Ullukët prej drite në çdo qoshe bukuri tejçojnë...

Prej Teje, o Zot i Madh, të gjitha mrekullitë prej Teje!
Prej teje, o qenie egoiste, të gjitha prapësitë prej teje!

O Zot! Mosnjohja jote-mall, afërsia-zjarr që përvëlon;
Me zjarrin që digjet në gjokset-oxhak përngjason;

Eh, dashuria jote, dashuria! Një përjetim parajsor!
Dhe me të të mos ringjallem? Ç'të bëhet, më bëj një favor!

Emrat dhe cilësitë e tua-shkëlqim mbi shkëlqim;
Për robërit e derës tënde shkëlqimet... në përgjim...

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.