Atë Mëngjes Kur u Zgjova

Në mëngjesin e zgjimit të parë, në kokë borë e dimër kisha,
Duke thënë sa keq gjithkahjes sihariq pranvere i reshi.

Sa epoka e ndarjes një kohë kënaqësie erdhi,
Shpresave të mia një dritë shumëngjyrëshe i derdhi.

Ndjesitë m'u frynë, shpirti me atë kënaqësi m'u madhërua,
Egoizmin mbështjellë me një ndjenjë e përkula.(1)

Agimi para errësirës përpara bënte,
Jakubit kundërmimi i Jusufit i vinte...

Nje tjetër rrotullim i jepte fatit tim gjithësia,
Si shpresë Lejlaje për Mexhnunin-ardhmëria...

Jeta shpërthente nga ajri, uji, dheu, si prej një burimi
E, së fundi, shpëtonim si popull nga asgjësimi...

Me firomën e ditëve të ngrohta, përsëri,
U gjallërua vatani dhe bjit e tij që në thellësi.

Trëndafilat, bari, rrënjët në drita ngjyer,
Për këtë lindje të lumtur-një lajm i shkëlqyer...

Nën këtë mbulesë njomështore të vdekurit nën dhe
U mrekulluan... u mrekulluan qiejt, toka dhe bota Përtej.



(1) Me dëshirë lutjeje ndaj Providencës Hyjnore. (Shën. I autorit)
Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.