Dëshirë Për Përtej
Vjeshtë nga të katër anët fryn e shpirtrat i mbëshjell,
Vetmia-hall më vete, miqësia-më vete një bela...
Në gjoks shqetësimi për shtegtim të ndjell;
Ja shkaqe ikjeje e ndarjeje me gjithçka...
Bota e ndjerë në qoftë kjo, një ndëshkim demoniak,
Ndër gjokse-trazim, ndër tru-sëmbim;
Të jetosh, na qenka hall, jetën të ndiesh-ankth;
Si do kalojë ky hidhërim i pambarim...?
Afrohu, o Mik i Amshuar, afrohu se mbarova!
Këllëçi s'më pret më, në hark një shigjet'e fundit mbet;
Këto maja pa Ty s'kapërcehen dot, e besova...
Në prehrin e besimit i huaji dashuri më shet...
Në rrugët e tua me më t'ëmblat përfytyrime,
E kuptova, veç Teje, çdo gjë tjetër-një mirazh i kotë!
Të mbërthehet kjo jetë në krahët e vdekjes sime,
Tani gë të gjeta, pse jo,... të gjeta Ty, o Zot!
U ngopa, kjo jet' e pangopur më s'më duhet;
Po desh, le të sosë në çast kjo vjesht' e pambarim;
Le të fluturoje kjo shigjet' e fundit e të paguhet
Bukuria e vrarë e kësej bote me gjakun tim...
- Publikuar më .