Qëndisje...

Mbi majat e blerta me smerald jeshiluar,
Frymëra dhe zëra gazmendin gudulisin; dhe ne
Në krojet e Parajsës pimë, tek rjedhin me hare.
Shpirtrat i mbështjell çdo çast një lumturi e re
Në prak të derës së hapur bashkimit të Amshuar.

Me ngjyra të shkëlqyera trëndafilat, menekshetë,
Luleshqerrë, jasemin, zambak a mbi gjethe vesë;
Zymbylët me pamje te përhumbur në harresë...
Mes dritave dhe ngjyrave fluturat gjithë ndjesë
Në fluturim me naze prekin e puthin fletë-fletë...

Ndjesitë më gufojnë nga pikimi i bukurive,
Udhërrëfyesi im s'më gënjen si të ndjej, si të jetoj
Iluzionet.(1) Me ato sodis dhe me to dashuroj,
Me to diç tjetër ndjej dhe prapë diç tjetër dëgjoj
Ato bukuri të pashoqe pranë burimeve...

Atje ku një mijë aroma shpirtin ma rrethojnë,
Nga kuptimet në pasione ca shenja dalloj;
Nga e Panjohura në ndjesitë pëshpërima dëgjoj,
Me një gjuhë pa fjalë flasin, që unë s'e kuptoj
Dhe pak më tej portat e qiejve i ngacmojnë...

Frymëmarrjet e natyrës njeriu duke ndjerë,
Në ndjesitë tinguj Amshimi pa prà dëgjon;
Në brigje, fusha e kodra pranverën kundron,
Parajsat e humbura një herë e një kohë kërkon;
Në rrugë shpresë e ndritur, në rrugë vetmi e nderë...

Porsi Mexhnuni, ç'i del para, e përqafon,
Dhe barin, dhe dheun, me gjallesat tok;
Dhe në përfytyrime me kujtimet ngjyraplot,
Pastaj me ëndrrat e ëmbla kokë më kokë
Një jetë të tërë me to rron, hidhërimet i harron...


(1) Iluzionet: këtu: përfytyrimet

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.