Mbrëmjet Gazmore të së Shkuarës
Një stinë e re po përvijohet pak më tej,
Si mbëmjet gazmore të së shkuarës po merr jete;
Aromë mimozash përçon ngado një arë e lehtë,
Në mes të dimrit si një verë e nxehtë,
Me frymëmarrjë mpakëse në majat përkundrejt...
Me didët e së shkuarës së famshme në ngjasim,
Bukuritë e magjishme të Parajsës me shkëlqim;
Në çdo pikturë një kuptim që shpirtrat rrit,
Në çdo buxhak njëra m'e këndshme se tjetra bukuritë,
Ngijyra-ngjyra karafila, zambakë, jaseminë...
Në këtë përlindje heshtazi çdo anë në të ndriçuar,
Mes ëndrrash të zjarrta dhe shpirtrat në të zgjuar;
Një përngritjë gjallëruese ndër veshë u përplas,
Ndër buzë kënga e shkëlqyer e gëzimit me gaz;
lu hapëm Amshimit me velat lëshuar...
Para nesh limani më i qetë i botës së shkëlqyer,
Një jetë të tërë dorë për dorë duke përfytyruar...
Duke u filtruar në kredhjen qiellore të qiejve
U ngazëlluam drejt Amshimit me vozitjen e galerave...
Kurrë mos mbaroftë ky pasion i pambaruar!
Përjetime kaq të përsosura në se jepkan vlerat,
Ndoshta s'i paskemi njohur në besim parajsat;
Si robër të mjerë në përjetime vetmitare,
Paskemi jetuar dijët në një krizë iluzore;
N'sa tash si bahçe parajse na duken vendet.
- Publikuar më .