Vjen
Rreth garës për udhëheqje...
Çna ardhtë neve, nga brenda na vjen,
Kush s’njeh kufinj, nga injorantët vjen.
E keqja mbështolli çdo anë tejpërtej,
Nga rruga vjen dhe nga bregu vjen.
Popullit shpirti në buzë i erdhi,
Shpirti që po del, nga Azraili vjen.
Populli shkatërruar, turma endacake,
Kush s’di të qeverisë, nga të paaftët vjen.
Mjerimi i jetuar në emër të gjeneratës,
Nga të rinjtë vjen dhe nga të rriturit vjen.
Gënjeshtër, mashtrim, një mall i pëlqyer,
Dikujt nga soji, dikujt nga rrënja i vjen.
Turpit dhe frikës, së fundi, lamtumirë,
Kur s’di ç’ka Përtej, nga befasia vjen.
U mbyllën të marrët të gjithë në çmendinë,
Marrëzia neve prej mençurisë na vjen.
Të pabesëve u hapet rruga në çast kudo,
Të gjitha këto nga ai shkaku i parë na vijnë.
- Publikuar më .