Snobizëm

Snobizmi si mjegull shpirtrat i përfshiu,
Tëpkë si goditje vdekjeje halli i njerëzve tanë.
Të ardhmen e atdheut në të nxirë nxiu;
Fajin e këtij brezi supet e kujt e mbajnë?
Iluzioni i Perëndimit krejt shpirtrat i përshiu...

Shpirtrat mburracakë në zyrtarizëm janë mbërthyer,
Si qirinj te rremë në shandanë të kristaltë.
Korsi kanë ndërrruar dhe janë shtangur të gënjyer;
Synimit s'kanë për t'ia arritur gjer të bëhen baltë
Shpirtrat mburracakë në zyrtarizëm mbërthyer...

Një garë padenjë përballë Krijuesit të Lartë;
Ndaj shfaqjes së Tij në rivalitet ngërthehet;
Rruga e porsazënë –rrëmujë, një fund i paqartë,
I mjeri, mes vuajtjesh të një rruge që kurrë s'kapërcehet;
Një garë e padenjë përballë Krijuesit të Lartë.

Hapësira e kozmosit me vite drite gjithandej humbet;
Sheh dhe mendon: ç'eshtë kjo hapësirë mahnitëse?
Ma ato që di, shpallja e të Vërtetës ty të përket,
Përndryshe do të mbytesh në këtë pafundësi tronditëse;
Hapësira e kozmosit me vite drite humbet...

Të mos afrohesh ti me Krijuesin-një tinëzi,
Qe shpirtin ta huton në emër të diturive;
Pas mësimit, nga drita kthehu, m'e madhja mençuri;
S'besoj Biri i Njeriut të bjerë në kurthin e dinakërive;
Të mos afrohet ai me Krijuesin-një tinëzi.

Ata që mbyllën sytë e s'e panë të vërtetën,
Me shekuj vrapuan pas nje mirazhi-gënjeshtër;
Dhe ata që sot në zemra e shuan dritën,
Do ta njohin botën nga ajo jaka tjetër,
Ata që mbyllën sytë e s'e panë të vërtetën!


Titulli origjinalit: Të shtënët pas Perëndimit.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.