Fëmija

Gjirin me ëndje thith e përkëdhelin doçkat e tija.
Dhe kundërmon frymë-frymë atë të këndshmen aromë;
Dhurata më e madhe e botës Përtej është fëmija,
Në kaltërsinë e tij gazmend përhap me atë firomë...

Populli-një pemë e madhe, një farëz-fëmija,
Dizgat i lëkunden gjithandej, në zemër dheut gjer;
Me armatat e Fatihut i matet rëndësia,
Çdo rrënjë në rrjetën e saj një klimë më vete merr...

Burim hareje për folenë është fëmija,
Si akordet më të ëmbla zëri i tingëllon...
Foleja pa fëmije-i mangët, gënjeshtër pa të-lumturia,
Tëpkë flladeve të Parajsës fryma i përngjason...

Në çehren e tij një buzëqeshje si gonxhe çel
E një pas një bukuri më vete tylëzohen...
E në se melodisë së jetës zë fëmije i sjell,
Këngë nga bota Përtej fillojnë e dëgjohen...

Foleja shkretëtirë është gjer të mbijnë filizat,
Në mes doçkave shtëpia në Parajsë ndërron...
E në se mbyllen rrugët që të çojnë te filizat,
Foleja prishet, populli e humb fuqinë e mbaron...

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.