E Shkuara
Në rrugët nga shkove, me vite ndejta e të prita,
Me shpresë sihariqi çdo njeri për ty e pyeta;
E thosha: sigurisht një ditë do të kthehet e do vijë,
Në ëndrrat faqetrëndafile m'ishe e shtatselvi...
Nga ndarja zemra m'digjet, shumë kohë u bë,
Vjeshtë më mbështolli e trëndafilat m'u shkoqën një nga një,
Dhe poçja e shpresës m'u mbush me gjak përsëri;
Veç një herë as na ço fjalë e thuaj do të vij!
Dhe veç unë s'jam, çdokush në rrugë ty të pret;
Në këtë udhëtim të vështirë bie, ngrihet, përpiqet;
Ah-et në zenit jehuan dhe dëshira përsëri:
Pra eja, moj e shkuar, moj sykaltra bukuri!
- Publikuar më .