Akti i mirë duhet treguar te njerëzit e mirë

Në pjesën e mëparshme prekëm çështje të tilla si edukimi i fëmijës sipas moshës dhe nivelit dhe çështje të tjera të rëndë­sishme mbi të cilat duhet të përqëndrohen prindërit, mësuesit dhe edukatorët.

Edhe një herë le ta kujtojmë se ata që nuk sillen të ndje­shëm në çështjet e edukimit dhe që nuk e ushqejnë fëmijën me arsim dhe edukatë në mënyrë të kënaqshme në përpu­thje me mo­shën, aftësitë, gjerësinë e mendimit, nivelin e fë­mijës dhe veço­ritë e mjedisit, të mos habiten nëse në periu­dhat e mëtejshme përballen me një "ujk të uritur"!

Tregimi i aktit të mirë te njerëzit e mirë, më shumë se pri­n­dërve, u intereson mësuesve dhe edukatorëve. Si duhet të vep­rojmë për ta treguar aktin e mirë te njerëzit e mirë?

Fëmijët, të rinjtë duhet ta mësojnë dhe dinë se ç'është akti i mirë, vetëm se, që mësimi të mos mbetet vetëm në te­ori, duhet bërë i qartë dhe konkretizuar me shembullin e njerëzve të mirë, të shquar për aktet dhe figurën e tyre të mirë.

Në radhë të parë, fëmija ose i riu duhet të kenë një mo­del për ta ndjekur duke filluar qysh nga adhurimet e gjer te sjelljet, qëndrimet dhe veprimet e përditshme e të zakon­sh­me në më­nyrë që të mos lëkunden në vendos­më­rinë e tyre dhe, ashtu siç theksohet në hadithin profetik, të druhen nga mjedisi e të fshi­hen:

"Ashtu siç ndodh sot që hipokritët (hezitantët) kanë turp për ato që bëjnë dhe duan t'i fshehin prej nesh, do të vijë një ditë që edhe besimtarët do të fshihen!"[1]

Ne duhet t'u tregojmë fëmijëve qysh të vegjël se si duhet ta kapërcejnë këtë sëmundje të posaçme për disa periudha të ca­ktuara, në mënyrë që ta parandalojmë këtë dukuri tek ta në të ardhmen. Në mënyrë të veçantë, duhet t'ua bëjmë të qartë aty­re se besimi dhe feja janë nder, virtyt dhe dinjitet dhe t'i përga­tisim ata shpirtërisht që të mbahen me zemër pas urdhrave të Allahut!

Kështu, fëmija duhet të ketë besim të patundur për men­di­met, ndjenjat dhe rrugën ku ecën, në mënyrë që të mos bjerë më vonë në kompleksin e inferioritetit e të shtypet nën presio­nin e rrymave mohuese. Për më tepër, ai duhet t'i vle­rësojë fa­ljen e namazit, agjërimin, etj., si vlera, virtyte dhe shenja ma­dhështie dhe, kur të duhet, pa nguruar fare, t'i drejtohet Allahut duke treguar sheshit se ai përkulet vetëm para Allahut!

Kur'ani na mëson që, të paktën dyzet herë në ditë, t'i drejto­hemi Allahut duke u lutur:

"Zoti ynë, vetëm Ty të adhurojmë dhe ndihmën vetëm prej Teje e kërkojmë! Tregona rrugën e drejtë!.." (Kur'ani, Fatiha, 1/5-6)

Dhe, pastaj, duke na e përcaktuar se cila është rruga e drej­të, edhe na orienton, edhe na ndihmon që të poziciono­hemi pa lëkundje kundër rrugës së shtrembër të mohimit, herezisë dhe perversitetit:

"Në rrugën e atyre që i ke shpërblyer me favore e të mi­ra dhe jo në rrugën e atyre të cilët tërhoqën ndëshkimin Tënd dhe të atyre që u shmangën dhe e humbën veten!" (Kur'ani, Fatiha, 1/7)



[1] Ali el-Muttaki, Kenzu'l-Ummal, 11/176.
Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.